Categories: Uncategorized

EMRI/ Infermierja shqiptare kapet me letra false në Britani, dënohet me 13 muaj burg!

Një e re shqiptare që po udhëtonte me makinë është kapur nga policia britanike dhe është dënuar me 13 muaj e gjysmë burg për dokumente të falksifikuar.

Ajo është identifikuar si Ina Bufi, 22 vjeçe dhe u ndalua nga policët e kufirit në portin Holyhead në korrik të vitit 2019.

Të lidhura

None found

Kur i kërkuan dokumentet, ajo dorëzoi një kartë identiteti dhe patentë greke.

Edhe pse policët e kuptuan që ishin false, Ina i sfidoi duke insistuar se janë origjinale. Kur u detyrua që të thoshte të vërtetën, Bufi pranoi se ishte shtetase shqiptare dhe nuk kishte të drejtë për të hyrë në Britani.

22-vjeçarja ishte në makinën që drejtohej nga irlandezi Robert Marsland, brenda së cilës ishin 4 shqiptarë të tjerë. Kur u paraqit para jurisë në shtator, Bufi tha se ishte viktimë e skllavërisë moderne dhe po trafikohej në Britani.

Hetimet kanë vërtetuar se nuk është e vërtetë dhe Bufi ka pranuar akuzat në ditën e gjykimit të muajit të kaluar.

Avokati i saj tha se ajo është infermiere e diplomuar në Shqipëri dhe kishte planifikuar të kryente studimet “Master”.

Avokati bëri gjithashtu me dije se Ina ka bërë kërkesë për azil në Britani të Madhe.

të fundit

Rey Manaj reagon për protestën në Shqipëri: Dhuna ndaj studentëve është e papranueshme

Rey ManajSulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj, ka qenë i pari nga legjionarët që ka reaguar për ngjarjet e fundit të…

16 minutes ago

Një sfidë e ndërlikuar” – eksperti ligjor tregon sa e vështirë është rruga e Man Cityt në apelin për 115 shkeljet

Manchester City përballet me një betejë të vështirë për ta përmbysur vendimin që e shpalli fajtor për shkelje të rregullave…

17 minutes ago

Suspendohen tre policë në Prishtinë, dyshohet se i kërkuan favore seksuale një vajze pa leje vozitjeje

Tre zyrtarë policorë të Stacionit Policor “Jugu” në Prishtinë janë suspenduar nga detyra dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë penale.…

27 minutes ago

Presidenti Begaj do të takohet nesër me drejtuesit e komuniteteve fetare

Në orën 12:00 të nesërmen, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të mbajë një takim me përfaqësuesit e…

27 minutes ago

Salianji i kërkon Ramës të japë dorëheqjen: Keqqeverisja po përplas qytetarët me Policinë

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar ashpër për situatën e krijuar në vend prej revoltës studentore e cila vijon…

35 minutes ago

Berisha bën thirrje për mosbindje civile në të gjitha rrethet: “Të gjithë në këmbë”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një deklaratë për mediat, ku u ka bërë thirrje demokratëve dhe…

36 minutes ago