Categories: kosovë

Suspendohen tre policë në Prishtinë, dyshohet se i kërkuan favore seksuale një vajze pa leje vozitjeje

Tre zyrtarë të Stacionit Policor “Jugu” në Prishtinë janë larguar përkohësisht nga detyra, ndërsa ndaj tyre ka nisur procedurë penale, pasi dyshohen për ngacmim seksual dhe kontrollim të paligjshëm përmes keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Të lidhura

None found

Sipas dyshimeve, policët i kërkuan favore seksuale një vajze që e kishin ndaluar duke drejtuar automjetin pa leje vozitjeje, në këmbim të shmangies së gjobës.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth mesnatës së 15 tetorit. Gjatë patrullimit në orarin e punës, zyrtarët ndaluan një veturë që drejtohej nga një vajzë dhe, gjatë verifikimit të dokumenteve, konstatuan se ajo nuk posedonte leje vozitjeje.

Burimet kanë bërë të ditur se, në vend që të ndërmerrnin masën e gjobitjes, të dyshuarit i propozuan vajzës të shkonte me ta në një motel në Çagllavicë, me qëllim përfitimin e favoreve seksuale.

Vajza fillimisht u nis me veturë pas policëve, por gjatë rrugës ndryshoi drejtim dhe shkoi te një familjare e saj. Më pas, të dyja u paraqitën së bashku te rrethrrotullimi i Çagllavicës, ku po i prisnin zyrtarët policorë. Këta të fundit nuk kishin pritur që nga automjeti të zbriste edhe familjarja e vajzës.

Familjarja u përball me policët dhe i njoftoi se kishte përgatitur një raport të hollësishëm për komandantin e Stacionit Policor “Jugu”. Raporti iu dorëzua komandës, ndërsa rasti u raportua edhe në Polici, së bashku me provat e siguruara.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se informacioni për përfshirjen e mundshme të zyrtarëve në këtë rast është pranuar më 15 tetor. Institucioni ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe është koordinuar me të për mbledhjen dhe dokumentimin e provave.

Pala ankuese është udhëzuar që të paraqitet në IPK dhe të japë deklaratë para hetuesve.

Pas vlerësimit të provave, IPK-ja rekomandoi suspendimin e tre zyrtarëve, masë të cilën menaxhmenti i Policisë e zbatoi. Sipas burimeve, policët e dyshuar i përkasin gjeneratave të fundit të zyrtarëve policorë.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ndaj tre zyrtarëve është iniciuar procedurë penale.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përshëndetur bashkëpunimin mes IPK-së dhe Policisë së Kosovës për trajtimin e këtij rasti. “Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që asnjë individ të njollosë Policinë e Kosovës”, shkroi ai në Facebook.

Sveçla theksoi gjithashtu se çdo keqpërdorim i emrit të Policisë do të ndëshkohet pa kompromis.

Policia njoftoi po ashtu se, në një rast tjetër, dy zyrtarë të Stacionit Policor në Gjilan janë suspenduar pas bashkëpunimit me IPK-në. Si rrjedhojë, numri i policëve të suspenduar në këto dy raste arrin në pesë.

Të gjithë të dyshuarit konsiderohen të pafajshëm deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata.

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

7 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

7 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

7 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

7 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

7 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

7 hours ago