Categories: Uncategorized

Emrat e të rinjve, bosat shqiptarë të drogës trafikojnë fëmijë në Britani

Mafia shqiptare detyron të rinj që të shkojnë në Britani, ku punojnë si skllevër dhe bëhen pjesë e jetës kriminale.

Një ndër ta është Samet Mata, i cili rrihej nga babai i dhunshëm në moshën 11-vjeçare dhe u trafikua nga bandat shqiptare në Britani në moshën 15-vjeçare. Tre vjet më parë, ai u trafikua në Bristol nëpërmjet një kamioni.

Të lidhura

None found

Sameti, sot 18 vjeç ia doli të shpëtojë nga mafiozët dhe tani qëndron i sigurt pranë një familje birësimi. Ai do të depërtohet në Shqipëri, por është i frikësuar se do të bjerë sërish në duart e bandave.

Por jo të gjithë të rinjtë shqiptarë kanë të njëjtin fat.

“The Sun” i ka dedikuar një artikull, duke përmendur me emra historinë e të rinjve shqiptarë që përdoren për punë të ndryshme.

Endrit Vishaj hyri në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme në moshën 16 vjeçare, i fshehur në një kamion që e çoi në Midlands.

Tani, 18 vjeç, ai po vuan dënimin me katër vjet e katër muaj burg për posedimin e kokainës.

Ai u kap duke drejtuar një automjet tip BMË në të cilën policia gjeti dy kilogramë kokainë me cilësi të lartë me vlerë 200,000 paund. Ato i kishte futur në një çantë me 55,500 paund para si dhe pagesën e tij prej 1.000 paund për punën.

Në mënyrë të ngjashme, Klevis Drazhi, 20 vjeç, u kap me 11 qese kokainë në Londër dhe u burgos për 18 muaj. Në dëshminë e tij, ai tha se ishte detyruar të furnizonte drogë nga një anëtar i mafies së Shqipërisë pasi hyri në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e pasme të një kamioni.

Alfred Hamzaj, 22 vjeç, u burgos për tetë muaj për marrëdhënie në Deësbury, Ëest Yorkshire, pasi u kap me katër kilogramë kanabis.

Ai tha se u bë pjesë e jetës kriminale pasi humbi punën e tij në një lavazh pasi nuk kishte letra.

Rritja e numrit të shqiptarëve ashtu si këta të rinj është bërë për shkak të premtimit nga bandat e drogës se do të fitojnë mijëra paund nëpërmjet shitjeve.

Tani shqiptarët përbëjnë numrin e dytë më të lartë të shtetasve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar. Të dënuarit për veprat penale të posedimit të drogës kanë arritur në shifrën 760.433.

Në vend të parë për të burgosourit e huaj në Britani qëndrojnë polakët.

të fundit

Berisha u bën thirrje qytetarëve të mbështesin studentët: Nesër në orën 10:00, të gjithë para universitetit, deri në fitore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u është drejtuar shqiptarëve me një videomesazh, në të cilin ka bërë thirrje për…

11 minutes ago

Tifozët zgjedhin më të mirin e historisë, Messi dhe Ronaldo në garë për çmimin B.O.A.T

Janë zbuluar kandidatët për çmimin e ri “Ballon d’Or Of All Time” (B.O.A.T), i cili do të ndahet me rastin…

12 minutes ago

Salah i përgjigjet me “35%” presidentit të Besiktasit pas fitores së Trabzonsporit

Mohamed Salah ka thumbuar presidentin e Besiktasit, Serdal Adali, pas fitores së Trabzonsporit me rezultat 2-0 ndaj skuadrës nga Stambolli,…

12 minutes ago

Egzon Shaltit i shqiptohen 25 vjet burg për vrasjen e Auron Ferizit në Viti

Gjykata Themelore në Gjilan shpalli aktgjykim dënues ndaj Egzon Shaltin i akuzuar për vrasjen e Auron Ferizit, më 8 nëntor…

19 minutes ago

Ditmir Bushati mbështet protestuesit: Të rinjtë po kërkojnë një Shqipëri të re

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe…

24 minutes ago

Irma Libohova dënon dhunën ndaj protestuesve: “Larg duart nga studentët! IKNI!”

Vala e revoltës popullore po merr një mbështetje gjithnjë e më të gjerë nga figurat më të njohura të artit…

25 minutes ago