Categories: showbizshqiperi

U përdhunua e u trafikua nga disa persona në Serbi, Miss-i shqiptar trondit me rrëfimin (FOTO LAJM)

Para pak ditësh u finalizua “Miss Universe Albania & Kosovo” ku fituese u shpallën Ina Dajçi si më e bukura e Shqipërisë dhe Tuti Sejdiu e Kosovës. Kjo e fundit mori shumë vëmendje në kompeticion pasi ndau historinë e saj fatkeqe të përdhunimit e trafikimit nga disa persona në moshën 13-vjeçare nga Kosova në Serbi. Ajo madje theksoi se për këtë arsye babai i saj është në burg, pasi ka kërkuar drejtësi për vajzën e saj. Sëfundmi në një intervistë për “ATV”, bukuroshja bionde ka rrëfyer me detaje këtë pjesë të dhimbshme në jetën e saj.

“Në moshën 13-vjeçare jam përdhunuar e jam trafikuar nga persona të ndryshëm nga Kosova në Serbi, derisa prindi im nuk ka lënë institucion pa kërkuar drejtësi. Ata njerëz që janë munduar të ma marrin mua jetën ata sot janë në liri, nuk janë në burg, babi vetëm sepse ka kërkuar ndihmë për mua, nuk është pranë meje po është në burg, drejtësi nuk ka pasur asnjëherë. Ç’ka është më e rënda, babin nuk e di a është mirë, nuk e lejojnë as të na marrë në telefon, as ta shohim e ti çojmë rroba në burg, nuk e di në çfarë gjendje mundet të jetë. Unë them publikisht se unë do të luftoj për babin jo për veten, e do nxjerr drejtësinë në vend. Kjo kurorë ka vlerë të madhe për mua e ka dëshmuar që unë jam femër e fuqishme e pranë familjes, pavarësisht sfidave. Asgjë nuk më duket e vështirë në jetë, vetëm duhet të ketë pak durim”, tha Sejdiu teksa ka tronditur me rrëfimin e saj.

Të lidhura

None found

të fundit

Adriani për Antonetën: Do ta pres jashtë shtëpisë

Gjatë qëndrimit në Big Brother, Adriani kishte shprehur pëlqim për Antonetën, por mes tyre nuk ishte krijuar një njohje më…

3 minutes ago

Adriani rrëfen për herë të parë bullizimin që nisi në moshën 14-vjeçare

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 5, Adriani është paraqitur para publikut, duke…

4 minutes ago

Bejta rrëfen çfarë ndjen për Kledjën

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, vëmendja është përqendruar te Bejta dhe Kledja. Bejta ka zbuluar ndjenjat për dhe…

4 minutes ago

Zoja përplaset me Erikun pas debatit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

Zoja e ka akuzuar Erikun se po i lë hapësirë për t'u keqkuptuar në debat në shtëpinë e Big Brother…

4 minutes ago

Valdrina i rrëfen Bejtës: “Dikur ëndërroja të bëhesha e famshme si Justin Bieber

Valdrina dhe Bejta kanë qenë në qendër të vëmendjes në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Valdrina i ka treguar…

4 minutes ago

Rryma dhe ngrohja qendrore mund të shtrenjtohen nga 1 janari 2027

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm paralajmërohet rritje e ngrohjes qendrore për qytetarët për rreth 7,5 për qind, nëse…

5 minutes ago