Beriane Mustafa, gazetare dhe vajza e gazetarit e veprimtarit Xhemail Mustafa, e kujtoi të atin sot, në 26-vjetorin e vrasjes së tij. Në një postim në Facebook, ajo vuri përballë shpresën e të burgosurve për t’u liruar me realitetin e pakthyeshëm të vdekjes.
“Të burgosurit mund të shpresojnë se një ditë do të hapen dyert e qelisë dhe do të fitojnë sërish lirinë. Për të vdekurit, ndërkaq, nuk ka kthim, përqafim apo ditë të nesërme”, shkroi ajo.
None found
Kujtimi i saj vjen dy muaj pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.
“Kanë kaluar 26 vjet pa ty, babë. Janë 26 vjet pritjeje e dhimbjeje, ndërsa drejtësia nuk erdhi kurrë. Vitet kalojnë, por plagët mbeten të hapura. Mungesa jote nuk bëhet më e lehtë dhe ende nuk ka përgjigje për pyetjet rreth vrasjes tënde”, shkroi Beriane Mustafa.
Ajo shtoi se, edhe pse të atit ia morën jetën, nuk mund të shuajnë të vërtetën, kujtimin dhe trashëgiminë që la pas. “Liria e ka emrin tënd, Xheme! Drejtësia për ty është një borxh që ende nuk e kemi larë”, përfundoi ajo.
Xhemail Mustafa u vra më 23 nëntor 2000, në Prishtinë, kur dy persona e qëlluan me armë zjarri në hyrje të banesës. Ai ishte 47 vjeç. Vrasja, e treta e këtij lloji brenda dy muajve, tronditi skenën politike të pasluftës.
Mustafa lindi më 23 gusht 1953 në Glamnik të Podujevës. Në fillim shërbeu si zëdhënës i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa prej vitit 1997 ishte këshilltar për informim i presidentit Ibrahim Rugova. Ai punonte edhe si kolumnist për gazetën “Bota Sot”.
Njëzet e gjashtë vjet pas vrasjes, askush nuk është dënuar për të. Xhemail Mustafa mban titullin “Hero i Kosovës”, ndërsa emrin e tij e mban edhe një shkollë fillore në Prishtinë, pranë vendit ku u vra.
"Administrata shtetërore nuk mund të jetë një grumbull zgjidhjesh individuale të veçanta, të krijuara në rrethana të ndryshme. Ajo duhet…
SPB Strumicë, drejtuar Prokurorisë Themelore Publike Strumicë, ka paraqitur kallëzim penal kundër R.S. (50) nga Strumica, mbi dyshime të bazuara…
SopotiPërmes njoftimit të fundit në rrjetet sociale, klubi i Sopotit ka prezantuar trajnerin e ri, pas largimit të djeshëm nga…
Një ngjarje tragjike ka tronditur një familje në Florida të Shteteve të Bashkuara, ku djali 19-vjeçar i një komisioneri të…
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përsëriti ftesën ndaj partive të reja për t’u bashkuar në një front të përbashkët…
Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka kritikuar drejtimin aktual të partisë, duke paralajmëruar se me kursin e ndjekur nga Lumir…