Categories: Uncategorized

Ekspertët japin alarmin: Covid-19 po përhapet masivisht tek të rinjtë!

Ajo që kanë vënë re mjekët, ekspertët dhe autoritetet përkatëse është se tashmë në betejë me Covid-19 janë moshat e reja, pavarësisht se në fillim të epidemisë u dukën si kategoria më pak e rrezikuar. Tashmë edhe në spitalin Infektiv dominojnë të rinjtë, duke shtruar kështu një problematikë goxha serioze.

Bluzat e bardha kanë bërë thirrje për kujdes dhe për përgjegjshmëri sepse tashmë lufta është e të gjithëve. E gjitha kjo ka rëndësi të dorës së parë sidomos nga fakti se të rinjtë nuk rrezikojnë vetëm veten, por edhe familjarët e tyre, andaj kujdesi duhet të jetë i dyfishtë.

Të lidhura

None found

Por, fatkeqësisht në realitet vihet re e kundërta, pasi grupmoshat e reja nuk kanë mësuar ende se si të bashkëjetojnë me virusin, i cili ka gjunjëzuar të gjithë botën. E panorama bëhet më e trishtë nga fakti se këta të rinj mendojnë se e gjitha është lojë dhe kanë humbur besimin se ky virus me të vërtetë ekziston.

Specialistë të Institutit të Shëndetit Publik thonë se për shkak të agresivitetit të virusit, edhe të rinjtë kanë përfunduar në spital, madje edhe duke u ndjekur me oksigjen.

Eugena Tomini shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP theksoi në një intervistë për RTV Klan se virusi nuk njeh moshë dhe se tani po prek fashën e re. Ajo thotë se deri në mes të gushtit, Shqipëria do vijojë të regjistrojë raste të shumta me koronavirus. Vetëm pas kësaj data pritet të kemi një ulje të kurbës së infeksionit.

“Kemi një zgjerim të fashës të moshës së prekur tek 20, 30 dhe 40 vjeç. Prekja e kësaj grupmoshe ka shfaqur raste me simptomatikë të ashpërsuar, raste që kemi në intubim që janë të grupmoshës 25-30 vjeç. Sipas të gjitha projeksioneve dhe përllogaritjeve që nga ana stastistikore dhe staticienët e ISHP kanë përcaktuar, parashikohet që edhe në dy tre javët në vijim do të kemi të njëjtin trend të rritur të rasteve të konfirmuara covid pozitiv”.

Një nga masat e cila sipas specialistëve do të reduktojë numrin e personave të infektuar është detyrimi për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe në ato vende ku nuk mund të ruhet distancimi fizik.

të fundit

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

13 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

16 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

43 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago