Categories: kosovë

Në Pejë mbahet sot seanca fillestare ndaj Jeton Sylajt për akuzën e kanosjes së Arlinda Zekajt

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot, më 24 nëntor, seancën e shqyrtimit fillestar ndaj Jeton Sylajt, i cili akuzohet për kanosje ndaj Arlinda Zekajt, tashmë të ndjerë.

Seanca pritet të nisë në orën 13:00. Ajo ishte planifikuar fillimisht për 12 nëntor, por nuk u zhvillua.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të mëparshëm të Gjykatës, seanca paraprake u shty pas kërkesës së Besnik Berishës, avokatit dhe përfaqësuesit të autorizuar të palës së dëmtuar, i cili kishte bërë të ditur se nuk mund të merrte pjesë.

Pas dëgjimit të qëndrimeve të palëve të pranishme, Gjykata e pranoi kërkesën për shtyrje.

Sylaj akuzohet për veprën penale “Kanosja”, të përcaktuar në nenin 181, paragrafin 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Seanca e sotme është caktuar të zhvillohet në Gjykatën Themelore në Pejë.

të fundit

Kukësi zgjohet nën temperatura të ulëta/ Dëbora zbardh disa njësi administrative, vështirësohet lëvizja e mjeteve për shkak të prezencës së akullit

Këtë të martë, qarku i Kukësit, është zgjuar me mot të qëndrueshëm dhe pa reshje shiu apo bore, por temperaturat…

36 seconds ago

Danimarka mban në fuqi ligjin për “getot”, Gjykata e Lartë rrëzon kundërshtimin e qiramarrësve

Gjykata e Lartë e Danimarkës vendosi në favor të një shoqate banesash që kishte ndërprerë 91 kontrata qiraje për të…

3 minutes ago

Mickoski paralajmëron ligj për banesa 20% më të lira për çiftet e reja

"Kuvendi do të miratojë një ligj të veçantë për banesa 20 për qind më të lira për çiftet e reja…

4 minutes ago

13 aplikacione që të ndihmojnë të njohësh njerëz dhe të krijosh miqësi

Nga darkat me njerëz që nuk i keni takuar më parë deri te klubet e librave dhe ecjet në natyrë,…

14 minutes ago

Osmani: Trajtimi i Ligjit për Specialen në Kuvend mund të dëmtojë apelin në Hagë

Ish-presidentja e Kosovës dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se mënyra si është trajtuar në Kuvend Ligji për…

15 minutes ago

Google zgjeron kërkimin me AI përmes Wallet, Drive dhe Gemini

Google ka nisur të shtojë lidhjen me Google Wallet në modalitetin AI të motorit të kërkimit. Në javët në vijim…

15 minutes ago