Barcelona po shqyrton mundësinë e shitjes së Alejandro Baldes në afatin kalimtar të janarit, ndërsa Manchester United, Chelsea dhe Juventusi kanë shprehur interes për mbrojtësin e majtë.
Sipas gazetës spanjolle SPORT, drejtuesit katalunas nuk e shohin Balden si pjesë të planeve afatgjata. Megjithatë, ata po tregohen të kujdesshëm në mënyrën se si po e trajtojnë çështjen, për të ruajtur vlerën e tij në treg.
None found
Edhe pse minutat e tij janë pakësuar nën drejtimin e Hansi Flickut, Barcelona vazhdon të shfaqë publikisht mbështetje ndaj futbollistit. Klubi synon kështu të shmangë përkeqësimin e marrëdhënieve me të dhe përfaqësuesit e tij.
Në vend që ta nxisin hapur të largohet, katalunasit presin që vetë Balde të kërkojë një zgjidhje të re. Sipas raportimeve, atij i është komunikuar se Barcelona nuk do ta pengojë nëse vendos të largohet.
Agjenti i tij, Jorge Mendes, kishte këshilluar largimin edhe gjatë verës, por atëherë Balde kishte zgjedhur të luftonte për një vend në skuadrën e Barcelonës. Tashmë, raportimet bëjnë të ditur se Mendes e ka bindur se ndryshimi i ambientit mund t’i shërbejë më mirë karrierës së tij.
Mendes ka udhëtuar së fundmi në Barcelonë për t’u takuar me rrethin e futbollistit dhe ka shqyrtuar alternativa për transferimin e tij në Ligën Premier ose në Itali.
Manchester United dhe Chelsea po e ndjekin situatën, teksa kërkojnë përforcime në krahun e majtë të mbrojtjes. Në garë për Balden është edhe Juventusi.
Barcelona do të preferonte një shitje të përhershme dhe e ka vlerësuar mbrojtësin me 40 milionë euro. Balde, nga ana tjetër, mund të jetë më i prirur për një huazim me mundësi blerjeje. Vendimi përfundimtar pritet të ndikohet edhe nga qëndrimi i vetë lojtarit.
Nga darkat me njerëz që nuk i keni takuar më parë deri te klubet e librave dhe ecjet në natyrë,…
Sot, më 24 nëntor, në Gjykatën Themelore në Pejë pritet të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Jeton Sylajt, i…
Ish-presidentja e Kosovës dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se mënyra si është trajtuar në Kuvend Ligji për…
Google ka nisur të shtojë lidhjen me Google Wallet në modalitetin AI të motorit të kërkimit. Në javët në vijim…
Barcelona dhe presidenti i Real Madridit , Florentino Perez, do të zhvillojnë një takim kyç këtë të mërkurë, më 25…
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Villavicencios në Kolumbi, ku një automjet i mbushur me eksploziv ka shpërthyer…