Categories: Uncategorized

Ish-deputeti demokrat dhuron dy respiratorë dhe një pajisje dialize

Demokrati Agron Shehaj ka dhuruar dy pajisje respiratore si dhe një pajisje dialize për t’i ardhur në ndihmë pacientëve me koronavirus në spitalin COVID2.

Shefja e reaminacionit tregon mirënjohje të thellë për këtë akt human i cili në kushtet e pandemisë mund të shpëtojë jetë.

Të lidhura

None found

Reagimi:

Në emër të personelit mjekësor të Spitalit Shefqet Ndroqi dhe drejtorit Prof Dr Perlat Kapisyzi, dua të falenderoj me mirënjohje të thellë Agron Shehajn për dhurimin e dy pajisjeve respiratore dhe një pajisje dialize, aparate të reja, fjala më e fundit e teknologjisë.

Covid 19 eshte nje perbindesh qe ka ndaluar frymemarrjen e botes mbare.

Dhurimi i ketyre dy respiratoreve dhe aparatit te dializes jane nje mundesi shume e mire qe na ofrohet, per trajtimin efikas e bashkekohor te ketyre pacienteve.

Ne jemi te ndergjegjshem qe nuk mund te kenaqim te gjitha shpresat njerezore, por suporte te tilla jane mese te domosdoshme, pasi komplikacionet qe vijne nga coronavirusi prekin jo vetem mushkerine, por edhe organe te tjera vitale si veshka, etj.

Është një veprim human që do të na ndihmojë të shpëtojmë jetë, dhe që sot një i sëmurë rëndë po përfiton nga një prej respiratorëve. Jemi të prekur nga ky veprim që nuk e ka bërë askush tjetër dhe, mbi të gjitha, nga thjeshtësia dhe përunjësia me të cilën Agroni na ndihmoi!

Uroj qe ky akt sublim e human te jete nje shembull i qytetarise e fisnikerise qe z Shehaj i ben spitalit tone, te pasohet nga shume te tjere, duke deshmuar qe ne te gjithe sebashku jemi pjese e nje skalioni te luftes kunder kesaj te keqeje qe ka perfshire boten mbare! I urojmë Agronit dhe familjes së tij gjithë të mirat .

Ju urojmë të gjithë të sëmurëve shërim të shpejtë. Ne jemi çdo çast me ju, të përkushtuar deri në vetëmohim, për të shëruar dhe mbrojtur jetën e çdo njeriu.

të fundit

Frederik Ndoci rrëfen kujt ia kushtoi “Sytë e tu” dhe çfarë ndodhi me videon

Një prej këngëve më të njohura të Frederik Ndocit, “Sytë e tu”, paska pasur një histori që publiku nuk e…

1 minute ago

Tirona bardheblu”, Tirana feston derbin me mesazhin “Deri kur fryma t’më mbaroj

TiranaTirana është rikthyer në ritmin normal të kampionatit, pas fillimit të vështirë në 2 javët e para [...]Read More...

11 minutes ago

Pesë qendërmbrojtësit e diasporës që mund t’i japin më shumë forcë Kosovës

Në këto dy vitet e fundit, te Kosova është dëshmuar se kur mungon dikush nga mbrojtësit, niveli i “Dardanëve” po…

12 minutes ago

Crash on the Berat–Ura e Kuçit road / 40-year-old cyclist hit by vehicle, driver flees

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat–Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje, pasi është…

12 minutes ago

Mbappe është zgjedhja ime” – Okocha parashikon fituesin e Topit të Artë

Legjenda e futbollit nigerian, Jay-Jay Okocha, beson se Kylian Mbappe e meriton ta fitojë Topin e Artë për vitin 2026,…

18 minutes ago

Përplasje në aksin Berat–Ura e Kuçit/ 40-vjeçari me biçikletë goditet nga automjeti, drejtuesi largohet

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat–Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje, pasi është…

26 minutes ago