Në një kohë kur sfida me pandeminë vazhdon me rritje të numrit të të infektuarve gjatë ditëve të fundit, kompanitë më të mëdha në tregun e telekomunikacionit, Vodafone Albania, Telekom dhe ALBtelecom kanë dhuruar për sistemin shëndetësor, 40 pajisje respiratore me një vlerë prej 30 mijë euro në total. Këto pajisje janë të nevojshme për të trajtuar rastet e komplikacioneve në frymëmarrje, përpara terapisë intensive.
E pranishme në ceremoninë për dorëzimin e këtyre pajisjeve, ishte zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Mira Rakacolli, e cila vlerësoi kontributin e dhënë nga sektori privat, konkretisht tregu i telekomunikacionit, në këto ditë të pazakonta për shëndetësinë në Shqipëri: “Ju falenderoj në emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe gjithë personelit mjekësor, për gjithë solidaritetin dhe për këtë ndihmë financiare dhe materiale që ofrohet për njerëzit në këto kohë të vështira.” Znj Rakacolli shtoi më tej se gjetja e këtyre aparateve nuk ka qenë e lehtë në këto kohë, kur e gjithë bota u prek nga kjo pandemi. “Ka pasur një kërkesë ndërkombëtare shumë të lartë dhe sfida për sigurimin e këtyre pajisjeve ka qenë padyshim e mprehtë, pasi edhe transporti ka qenë i kufizuar. Jemi të kënaqur që i kemi në kohë.”- përfundoi znj. Rakacolli.
None found
Përfaqësues të operatorëve celularë thanë se vendosën të solidarizohen, duke treguar përgjegjësinë si kompani private për të kontribuar në ndihmë të qeverisë shqiptare në këto kohë të vështira të pandemisë së Covid 19. Këto pajisje do t’i shërbejnë gjatë sistemit shëndetësor publik në ndihmë të pacientëve me sëmundje të tjera respiratore, edhe pas kapërcimit të situatës së pandemisë.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…