Categories: Uncategorized

E para Tirana, cilat kush janë pesë qytetet më të goditura nga pandemia e COVID-19

Fillimi i kësaj jave ka sjellë shtim të rasteve të reja me COVID-19edhe në rrethe. Të hënën, veç Tiranës, një numër i konsiderueshëm rastesh pozitive u shënua edhe në Elbasan, Durrës dhe Fier.

Në të gjithë vendin, referuar të dhënave zyrtare, numri i të infektuarve aktivë ka shkuar në5382 dhe qytete më të goditura janë Tirana, Durrësi, Shkodra, Elbasani dhe Lezha. “Në 24orët e fundit janë kryer 824 testime dhe janë konfirmuar 132 të prekur me virusin Sars-Cov2në këto bashki: 31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnjë, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamzë, Ura-Vajgurore. Në 24 orët e fundit, 95 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid-19 duke e çuar numrin e të shëruarve në 7629 që nga fillimi i epidemisë”, tha Marjeta Dervishi.

SITUATA NË SPITAL

Aktualisht, në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në tera-pi intensive, nga të cilët vetëm 4 janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kanë humbur betejën me COV-ID-19 3 persona, një 58-vjeçare nga Tirana, një63-vjeçar nga Lushnja, një 66-vjeçar nga Fieri.

Hipotezat e ngritura më herët se virusi mund të ketë nisur të qarkullojë që prej fillimit të vitit kanë bërë që shumë njerëz të mendojnë se mund ta kenë kaluar. Testet serologjike shërbejnë për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, por nga ana tjetër për të qetësuar qytetarët se janë tashmë imunë ndaj këtij infeksioni. Por nuk është gjithmonë kështu dhe e kundërta nuk duhet të shqetësojë qytetarët. Përmes një posti-mi në rrjetet sociale, mjeku epidemiolog, Ilir Alimehemeti, vë në dukje se rënia e antitrupave nuk do të thotë rrezik për t’u riinfektuar apo “moszgjatje e imunitetit”. “Për kohë të gjatë, diskutimi i imunitetit ndaj SARS-CoV-2është bazuar ekskluzivisht vetëm mbi rologjinë, pra, mbi gjetjen e antitrupave kundër këtij virusi.

Që në fillim u kuptua qartë që të gjitha personat e ekspozuar zhvillonin anti-trupa (brenda max. 19 ditëve), por me kalimin e kohës (2-4 muajve) këto antitrupa normalisht fillojnë dhe bien, duke u bërë edhe të pamatshëm pas një kohe mjaftueshëm të gjatë. Kjo rënie e titrit të antitrupave shkaktoi një panikpublik/mediatik të kuptueshëm, duke sjellë në vëmendje ato pak riinfektimet (<10 vetë në të gjithë botën deri më sot, ndër 33 milionë të infektuar zyrtarë) dhe duke vënë në diskutimserioz çështjen e “moszgjatjes” së imunitetit. Duke pasur vetëm këto informacione në dorë, patjetër e vërteta është e mbuluar dhe e ardhmja u duket më e zymtë ndaj shumë personave të padokumentuar apo jashtë profesioneve shëndetësore”, ka shkruar doktori. Sipas tij, është lënë pothuajse krejtësisht në hije efekti i përgjigjes imunitare qelizore. Për këtë, doktori sjellë në vëmendje edhe qëndrimet zyrtare të pandemisë H1N1 të vitit 2009. Asokohe, në ShBA u studiuan mostrat e gjakut të marrë në vitet 2015-2018 dhe u gjet se 50% e personave shfaqin forma të ndryshme reaktiviteti të limfociteve T kundër SARS-CoV-2. “Poligjenicite-ti dhe polimorfizmi gjenik e bën shumë më të vështirë testimin e këtyre limfociteve në popullatë dhe, si rrjedhojë, ka sjellë harresën e rolit të tyre në COVID-19, por matja e imunitetit të ofruar prej përgjigjes qelizore është i mundur, madje ky lloj imuniteti mund të jetë edhe para ekzistues, edhe pse virusi është i ri. Si përfundim paraprak, imuniteti është shumë kompleks dhe ka evoluar vazhdimisht në të paktën 450-500 milionë vitet e fundit. SARS-CoV-2 nuk është as virusi i parë dhe as virusi i fundit që do të mposhtet nga imuniteti ynë”, shkruan Alimehmeti. /panorama

të fundit

Arrestohet në malin e Tomorrit 46-vjeçari i kërkuar për trafik të lëndëve narkotike dhe grup kriminal (EMRI)

Uniformat blu, kanë arrestuar në Malin e Tomorrit një 46-vjeçar të kërkuar për disa vepra penale. Bëhet fjalë për 46-vjeçarin…

16 minutes ago

Njohje të reja dhe mundësi financiare/ Zbuloni 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

Meqenëse vera po i afrohet fundit, shtatori sjell me vete një frymë të re: fillime të reja, mundësi të papritura…

26 minutes ago

Përgjaken rrugët e Shqipërisë/ Dy motra humbin jetën në Sarandë, babë e bijë përplasen me motor në Kuçovë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, një aksident tragjik u mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 20 dhe 22-vjeç, me origjinë…

47 minutes ago

Vrau gruan në Greqi, motra e 36-vjeçares rrëfen detajet tronditëse: E kërcënonte, ndërsa fëmijëve u thoshte se…

Shtetasi shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili jetonte në Volos të Greqisë, vrau me thikë bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, e…

1 hour ago

Produktiviteti i punës/ Shqipëria ngelet e fundit në rajon, e parafundit në gjithë Europën

Shqipëria edhe vitin e kaluar, kishte nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në Rajon dhe një ndër më…

2 hours ago

Silvinjos më në fund i mbushet mendja, sulmuesi që po spikat në Itali ftohet për herë të parë me Kombëtaren A

Kristian Shpendi, më në fund ka marrë ftesën e shumëpritur për t’iu bashkuar Kombëtares A të Shqipërisë. Sulmuesi kuqezi, në…

2 hours ago