Categories: Uncategorized

Vrasje dhe trafikim droge, ekstradohen nga Italia 2 të rinjtë

Kapen në Itali dhe ekstradohen drejt Shqipërisë dy të kërkuar, të dyshuar për vrasje dhe trafikim të narkotikëve.

Dy të rinj shqiptarë përkatësisht I. M. (S)., 32 vjeç dhe L. S., 31 vjeç, lindur në Laç janë arrestuar në Itali dhe janë ekstraduar për llogari të drejtësisë shqiptare pasi akuzohen për vrasje dhe trafikim të lëndëve narkotike sipas një njoftimi të bërë pak minuta më parë nga Policia.

Të lidhura

None found

32-vjecari është Igli Memaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për atentatin ndaj Inez Hajrullës, që u krye në Majin e kaluar në Vlorë.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale” Vrasje në rrethana cilësuese “ kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Sipas Policisë, në Maj të vitit të kaluar, në bashkëpunim me 4 persona të tjerë janë autorë të dyshuar se kanë qëlluar me armë zjarri nga automjeti tip “Land Rover” në drejtim të një grup personash, në pjesën e jashtme të një lokali te Ujë i Ftohtë.

Ndërkohë 31-vjeçari nga Laçi ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin penal nr. 271, datë 29.07.2016, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i Policisë:

Kapen në Itali dhe ekstradohen drejt Shqipërisë dy të kërkuar, të dyshuar për vrasje dhe trafikim të narkotikëve.

Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma, Itali drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar I. M. (S)., 32 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale” Vrasje në rrethana cilësuese “ kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Përmbledhje e ngjarjes: Më datë 10.05.2019, shërbimet e Policisë Vlorë janë njoftuar për një ngjarje kriminale, për të cilën shtetasi I. M., në bashkëpunim me shtetasit F. T., G. D., D. E dhe A. L. janë autorë të dyshuar se kanë qëlluar me armë zjarri nga automjeti tip “Land Rover” në drejtim të një grup personash, në pjesën e jashtme të një lokali te Ujë i Ftohtë.

Po nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano/Itali, i shtetasit shqiptar L. S., 31 vjeç, lindur në Laç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z. Q. K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin penal nr. 271, datë 29.07.2016, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Më datë 28.07.2016, në automjetin që drejtohej nga shtetasi L. S. janë gjetur dhe sekuestruar 6 kg e 615 gr. cannabis sativa. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë Durrës, ky shtetas është larguar menjëherë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tyre në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

të fundit

EMRI/ Pjesë e bandës së ‘skifterëve’ në Spanjë, 26-vjeçari kapet i fshehur në Laç! Do ekstradohet drejt Madridit, akuzohet edhe për…

Një 26-vjeçar shqiptar që kërkohej nga Spanja si pjesëtar i një bande “skifterësh” që kryenin grabitje dhe jo vetëm, është…

2 minutes ago

Kuvendi i Kosovës nderon kujtimin e Eliot Engel, Kurti: Ishte zëri i vendit në ditë të vështira, i qëndroi besnik angazhimit për kombin tonë

Në Kuvendin e Kosova është mbajtur një seancë përkujtimore në nder të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili ndërroi jetë…

28 minutes ago

Çmime marramendëse, sa do të kushtojë një biletë për finalen e Kupës së Botës

Startimi i Kupës së Botës, është shumë afër dhe tashmë janë bërë të ditura çmimet marramendëse për biletat për finalen.…

59 minutes ago

Plagoset me armë zjarri një 35-vjeçar në Kurbin, i riu dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës (EMRI)

Një 35-vjeçar nga Kurbini, është paraqitur për mjekim në Spitali i Traumës, pasi ka mbetur i plagosur me armë zjarri.…

1 hour ago

Aksident me vdekje në Tiranë (EMRI)

Një aksident me vdekje është regjistruar në Kombinat, ndërron jetë 61-vjeçari. Fatkeqësisht 61-vjeçari, Ylmi Dedja, ka humbur jetën. Mësohet se…

1 hour ago

Aksion kundër trafikut të armëve, momenti kur i dyshuari rrethohet dhe i vihen prangat (VIDEO)

Ditën e sotme, një tjetër rast i trafikut të dyshuar të armëve është goditur në kryeqytet. Burime zyrtare të Policisë…

1 hour ago