Një shtetas turk, 42- vjeç mbështetës i lëvizjes Gylen, pasi ka përfunduar dënimin në Shqipëri është marrë në mënyrë të paligjshme dhe është mbajtur disa orë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Laprakë.
Burime për abcnews.al thanë se qytetari turk është ndaluar në Rinas 5 muaj më parë, teksa kalonte tranzit me pasaportë false kanadeze. Ka vuajtur dënimin në vendin tonë prej 5 muajsh, dhe sot është njoftuar se i ka përfunduar dënimi.
None found
Burimet saktesojne se 42-vjeçari turk, është liruar nga burgu 302 në Tiranë, më datë 1 janar 2020, pa u zbatuar procedurat ligjore të lirimit nga qelia. Drejtori u burgut dyshohet se nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës për lirimin sipas procedurave të shtetasit turk. Sakaq, menjëherë e kanë marrë prej andej dhe kanë nisur procedurat për deportimin e tij nga Shqipëria.
Referuar sërish burimeve të besuara, Harun Çelik nga drejtoria e Migracionit po transportohet me urgjence drejt Rinasit, ku autoritetet shtetërore shqiptare po e deportojnë jashtë dëshirës së tij, për ta dorëzuar në Turqi, ku ai përndiqet nga shteti turk.
Ndërkohë, shtetasi turk ka të drejtën e apelimit, por kjo e drejtë i është mohuar, pasi Drejtoria e Migracionit ka vendosur ta dergojë menjëherë nga qelia në aeroport drejt Turqisë.
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) dje publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat kanë hyrë në fuqi…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë…
"Ribalanci i buxhetit për vitin 2026 nuk është pasojë e problemeve me financat publike, por përkundrazi paraqet dokument zhvillimor që…
Një turiste rreth 30 vjeçe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi ka shfaqur probleme të rënda…
Lorent TolajLorent Tolaj është futbollisti më i ri i Bristol City [...]Read More...
Kampionia e botës, Spanja, ngjitet në vendin e parë të renditjes me 1995.88 pikë, ndërsa Norvegjia dhe Tunizia regjistrojnë lëvizjet…