Categories: Uncategorized

Ende mister procedurat e autoriteteve shqiptare ndaj turkut “gylenist”

Procedurat e ndjekura nga autoritetet shqiptare ndaj shtetasit turk Harun Çelik, i larguar nga vendi i tij si mbështetës i lëvizjes Gylen, për shkak të kërcënimeve ndaj jetës, mbeten ende mister.

As avokatët shqiptarë që e mbrojtën 42-vjeçarin me profesion mësues, në përballjen gjyqësore, pasi u kap në aeroportin e Rinasit me dokumente falso duke udhëtuar drejt Kanadasë, nuk e kanë të qartë se për çfarë arsyesh dhe mbi ç’bazë ligjore ai u mor më 1 Janar nga autoritetet e Emigracionit dhe Kufirit, dhe po atë mbrëmje me shpejtësi e hipën në avionin e linjës Air Albania drejt Stambollit.

Të lidhura

None found

Për këtë, ata kanë kërkuar zyrtarisht informacion, se çfarë ka ndodhur me klientin e tyre, fakt që shton dhe më shumë pikëpyetjet mbi veprimet e palës shqiptare.

Mbi rastin nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar. Ndërsa i pyetur nga “Zëri i Amerikës”, zëdhënësi i policisë, Gent Mullaj, tha se “ky shtetas është kapur me dokumenta fallco në dalje në Rinas dhe për këtë u dënua. Në bazë të ligjit për të Huajt, janë bërë proceduarat ligjore për largim nga Shqipëria”.

Zoti Mullaj përdor termin “largim”, i parashikuar në ligjin për të Huajt, i cili përcakton dhe rastet se kur ushtrohet kjo masë. Mbetet e paqartë se ku përfshihet rasti i 42-vjeçarit, por sidoqoftë, ligji parashikon një afat kohor disa ditor për ekzekutimin e urdhërit të largimit, ndërkohë që Harun Çelikut nuk i janë lënë as disa orë.

Sapo ka përmbyllur procedurat e daljes nga burgu, ai është marrë nga autoritetet e Emigracionit dhe Kufirit, që i kanë bërë të ditur detyrimin për t’u nisur drejt Turqisë. Për më tepër, i njejti ligj, njeh, përmes një neni të posaçëm, dhe të drejtën e ankimimit. “I huaji, subjekt i një urdhri largimi, ka të drejtën e ankimit administrativ dhe gjyqësor, sipas legjislacionit në fuqi”, saktëson ligji.

Në mediat shqiptare policia citohet ta ketë përshkruar rastin e 42-vjeçarit turk si një “dëbim” nga Shqipëria, duke ju referuar sërish Ligjit për të Huajt, pa specifikuar megjithatë, se në cilin nga 6 momentet e parashikuara nga legjislacioni për marrjen e masës së dëbimit, përfshihet ai i Harun Çelikut.

Por sërish, në asnjë moment nuk parashikohet dëbimi i menjëhershëm, ndërsa njihet po ashtu e drejta e ankimimit. “I huaji ka të drejtë të ankimojë urdhrin e dëbimit të autoritetit përgjegjës për kufirin dhe migracionin,sipas legjislacionit në fuqi”, përcakton një nen i posaçëm i ligjit, i cili në një pikë tjetër të tij saktëson se “deri në përfundimin e procedurës së ankimit, i huaji mbahet në kushtet e masave alternative të mbikëqyrjes ose në qendrën e mbyllur, në pritje të largimit të menjëhershëm, sipas urdhrit të nxjerrë për këtë qëllim”.

Ndërsa 42-vjeçarit turk, siç pohojnë dhe mbrojtësit e tij ligjorë, nuk i është lënë asnjë mundësi e tillë.

Njëri prej avokatëve, Alban Bengasi i ka thënë “Zërit të Amerikës” se “zoti Çelik u kërkoi zyrtarëve azil politik por kjo iu refuzua nga autoritetet e policisë së burgjeve.” Ai shpjegoi se këtë kërkesë ai e ka bërë në prani të një përkthyesi, por drejtuesit e burgut i kishin thënë se do të duhej ta bëntë një gjë të tillë kur të lirohej, gjë që nga avokati shihet si një shkelje e të drejtave të klientit të tij.

Veprimeve të dyshimta të autoriteteve shqiptare, ju shtuan dhe njoftimet e mediave turke se dërgimi në Turqi i Harun Çelikut ishin një operacion i kryer nga shërbimet sekrete turke për kapjen e një anëtari të FETO-s, inicialet me të cilat tregohet në Turqi, lëvizja e Fetullah Gulenit e konsideruar një organizatë terroriste nga Erdogani. Policia shqiptare nuk ka komentuar njoftimet e shtypit turk, ndërsa

Endri Fuga nga zyra e kryeministrit, duke folur pak ditë më parë për “BIRN” tha se se “shtetasi në fjalë është një individ që ka hyrë me dokumente fallco në Shqipëri dhe si i tillë është përzënë nga vendi, ashtu siç [ndodh] me këdo e kudo. Të tjerat janë përralla që s’kanë asnjë lidhje me të vërtetën dhe me qeverinë e Shqipërisë,” tha Fuga.

Pikëpyetjet mbi shkeljet e mundshme të detyrimeve ndërkombëtare dhe të vetë legjislacionit vendas, nga ana e autoriteteve shqiptare, për t’i bërë, me gjasë, një favor udhëheqësve turq, ushqehen dhe nga marrëdhëniet e veçanta që kryeministri Edi Rama ka me presidentin turk Erdogan.

Zyrtarë të lartë turq që kanë vizituar Shqipërinë në mënyrë të përsëritur kanë ngritur çështjen e ndëshkimit të “gylenistëve” që mund të strehohen në territorin shqiptar.

Më 26 korrik të vitit të kaluar, ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu, i deklaroi mediave të vendit të tij në përfundim të vizitës në Tiranë se kishte diskutuar me homologun e tij shqiptar Sandër Lleshaj dhe kryeministrin Rama për “luftën ndaj FETO-s” dhe se ishte “i kënaqur nga qasja e autoriteteve shqiptare për këtë çështje”./VOA/

të fundit

Crisis Management Center: 30 fires reported in open areas, 12 remain active

Deri në orën 18:30 të 8 tetorit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 30 zjarre në ambiente të hapura.…

9 seconds ago

Lapaj: Protesta nuk ka pronar, kush kundërshton situatën në vend është i mirëpritur

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka folur lidhur me zhvillimet më të…

5 minutes ago

Shqipëria përballë Uellsit në sfidën historike të play-off-it, Grima: Vajzat kuqezi meritojnë mbështetjen e tifozëve

Armir GrimaKombëtarja e vajzave është gati për një nga sfidat më të rëndësishme dhe historike në historinë e saj [...]Read…

6 minutes ago

Deputeti i VV-së: KPK-ja po heton Blerim Isufajn, përmend edhe Përparim Ramën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit në Prokurorinë…

6 minutes ago

Spiropali kundërshton reformën territoriale: Duhet decentralizim i vërtetë, nuk jemi thjesht kartona

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, foli në Kuvend përpara votimit të pritshëm të reformës së re territoriale, duke shprehur…

15 minutes ago

Pas debutimit me Kosovën, Erblin Osmani stërvitet me ekipin e parë të Bayern Munichut dhe mund të grumbullohet ndaj Augsburgut

Pasi debutoi me Kosovën vetëm në moshën 17-vjeçare, Erblin Osmani ka stërvitur me ekipin e parë të Bayern Munichut.Trajneri i…

18 minutes ago