Categories: maqedoni

Derivatet shtrenjtohen ndjeshëm në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka miratuar vendimin për rritjen mesatare me 5,88 % të çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, krahasuar me vendimin e datës 13.07.2026, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Të lidhura

None found

Sipas vendimit, benzina EUROSUPER BS-95 dhe ajo EUROSUPER BS-98 shtrenjtohen me nga 3.00 den/litër, ndërsa çmimi i EURODIZELIT (D-Е V) rritet me 6.00 den/litër.

Për Vajin Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) është përcaktuar një rritje prej 7,00 den/litër.

Ndërkaq, çmimi i Mazutit М-1 SU rritet me 3,209 den/kg, duke arritur në 45,373 den/kg.

Duke filluar nga ora 00:01 e datës 21.07.2026, do të zbatohen këto çmime maksimale për derivatet e naftës:

EUROSUPER BS – 95 do të kushtojë 90,00 denarë/litër.

EUROSUPER BS – 98 do të tregtohet me çmimin 92,00 denarë/litër.

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 94,00 denarë/litër.

Vaji për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të kushtojë 93,00 denarë/litër.

Mazuti М-1 SU do të shitet me çmimin 45,373 denarë/kilogram./Telegrafi/

të fundit

A u ndoqën nga një veturë? Hetuesit dyshohet se po shqyrtojnë një pistë të re për vdekjen e tre kosovarëve pranë Bllacës

Tragjedia që i mori jetën tre shtetasve të Kosovës në Maqedoninë e Veriut vazhdon të ngrejë shumë pikëpyetje, ndërsa në…

8 seconds ago

Aksident trafiku në Koçan, humb jetën një çiklist

MPB njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën lokale Koçan – Diga Gratçe, në të cilën ka humbur…

1 minute ago

Breshër, shi dhe erëra shkatërruese, ngrihet alarmi për stuhi ekstreme në Ballkan

Ballkani pritet të përballet me një prej episodeve më të fuqishme të motit ekstrem gjatë kësaj vere, sipas Qendrës Evropiane…

2 minutes ago

Drones Strike Wildberries Distribution Centers in Russia, Kremlin Reports Significant Losses

Kremlini ka deklaruar se sulmet me dronë ukrainas ndaj depove të kompanisë Wildberries, shitësit më të madh online në Rusi,…

9 minutes ago

Four People Rob Post Office in Yrshek, Packages Investigated for Illegal Items; Suspected Vehicle Found in Flames

Katër persona të paidentifikuar kanë grabitur gjatë orëve të para të mëngjesit 3 pako nga magazinat e një kompanie postare…

9 minutes ago

Rama Calls Expanded Meeting of Socialist Party Parliamentary Group and Cabinet for Friday

Është zbardhur agjenda e mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e cila do të…

9 minutes ago