Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Burimet nga policia bëjnë me dije se pas një konflikti me armë në Zall Herr, komandoja i Forcave të Armatosura ka qëlluar me pistoletë ndaj 26-vjeçarit Rexhep Qefalia.
None found
Sipas informacioneve të deritanishme komandoja si dhe ka goditur me tytën e pistoletës në kokë Redin Myrton 23-vjeç.
Të dy të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën, ndërsa autori i ngjarjes Klodian Beshiri është vënë në pranga nga efektivët e Komisariatit nr 4 në Kamëz..
REAGIMI POLICISË:
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallezimin e konfliktit mes tre shtetasve. Vihet në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë të 26-vjeçarit dhe plagosjes me qytë të pistoletës të 23-vjeçarit.
Para një ore në Zall-Herr, pranë nje lokali, në rrugë, shtetasi K.B., 34 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në kofshë, shtetasin R. Q., 26 vjeç dhe ka goditur me qytë pistolete në kokë shtetasin R. M., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pa probleme per jeten.
Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.5 në Kamëz.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestrua arma e zjarrit me të cilën autori kryeu plagosjet. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Pensionimi shpesh shihet si një qëllim. Vite të tëra pune të palodhshme, orare të ngjeshura, vendime të rëndësishme, përgjegjësi gjithnjë…
Një gjumë cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor. Sipas studimeve të ekspertëve të gjumit, disa zakone të thjeshta…
Liverpooli është këshilluar fuqishëm të rishqyrtojë qëndrimin ndaj Trent Alexander-Arnoldit dhe të eksplorojë mundësinë e një rikthimi sensacional të mbrojtësit…
Dashi Nëse do i harroni problemet dhe inatet e se kaluarës atëherë jeta juaj ne çift do shkoje me se…
Bashkimi Evropian do të zhvillojë të martën, më 4 gusht, një takim urgjent të ministrave të Brendshëm, pas mbërritjes së…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prrenjas, ku një motomjet ka dalë nga rruga. Burime për Report Tv…