Aksidentoi gruan në Tiranë, Ilda Bejleri merret në pyetje

Policia e Tiranës ka shoqëruar moderatoren e njohur të sportit, Ilda Bejleri, e cila u përfshi dje në një aksident, raporton BW. Ngjarja ndodhi pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës, rreth orës 12:50 në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Pasi u mor në pyetje gjatë natës në komisariat, Ilda Bejleri u la e lirë. Mësohet se bukuroshja e ekranit do të hetohet për rastin në fjalë nga prokuroria shkruan bë.

Të lidhura

None found

Sipas policisë, Bejleri duke drejtuar mjetin tip “BMW” me targë AA 998 NY, ka aksidentuar duke u larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasen Eriketa Gjuzi, 63 vjeçe, banuese në Durrës. Kjo e fundit aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Shtuar 13.02.2020 08:18