Categories: Uncategorized

E dhimbshme! Gruaja në Kakavijë: Në Shqipëri na trajtojnë si grekë, e atje si shqiptarë!

Një qytetare e ka lënë pas bashkëshortin dhe ka nisur rrugën drejt pikës kufitare më këmbë.

Ajo thotë se është e vetmja që punon dhe i duhet të kthehet sepse nuk mund të rrijë në karantinë pasi humb punën.

Të lidhura

None found

Si shumë të tjerë dhe ajo tha se ka ardhur për tre ditë për të bërë pasaportën dhe pranon më mirë të vdesë.

“Nuk e di se sa kam ecur. Kam dy ditë që pres. Erdha këtu për pasaportën për tre ditë, e kam paguar ta marr sa më shpejt. Ai shtet andej nuk më do pa pasaport. Si të veprojmë? Kemi shtet apo jo. E lashë burrin tim atje poshtë dhe po eci. Nuk e di ça jemi shqiptarë apo grekë.

Andej na shfrytëzojnë si shqiptarë, këtu si grekë. Jemi të papunë, nuk kemi lekë të paguajmë vaksinën dhe andej dhe këtej. Na pyesin a të ka dhënë ndihmë shteti, një shishe ujë është ndihma e shtetit? Unë jam grua ku do vete të urinoj? Jam me perioda ku do shkoj të ndërrohem këtë thuaji shtetit.

Është bërë rruga hale. Kemi shumë frikë po çfarë do bëjmë. Largojmë frikën për arsye se nuk kemi. Se duhet të na mbajë shteti këtej për të bërë vaksinat.

Do vazhdoj rrugën, do pranoj të vdes çfarë do bëj. Më mirë të vdes se sa të jetoj. Andej nuk jetoj dot, këtu jo, kërkoj vdekjen e jetës sime. Vetëm unë punoj, burrin e kam pa punë, jam e detyruar të kaloj sepse do më ndjekin nga puna, do më fusin në karantinë.

Këtu nuk kam lekë të paguaj karantinën, si të veproj të më thotë shteti mua. A ka shtet apo jo? Vini na kërkoni vetëm vota, atëherë bëhet i mirë shteti. Njeriu kërkon vdekjen. Ndodhi aksidenti për hiçgjë.

Do mendojnë që e kishte të shkruar, jo. Ai fëmijë u gdhi këtu dy ditë rresht dhe erdhi puna donte të kalonte të urinonte andej, një pakujdesi e ambulancës i iku jeta fëmijës.

Si vepron ai prind, ai shtet. Ka shtet apo jo? Për atë të dalë Rama këtu dhe jo të marrë lekët e njerëzve dhe të zbukurojë qytetin. Kjo është bukuria e qytetit, si jeton populli”, thotë gruaja.

të fundit

Spiropali akuza ndaj Ballukut: Na vijnë te dyert e familjeve kur flasim për shefen

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku…

15 minutes ago

Kosova U-19 pëson humbjen e dytë, këtë herë ndaj Skocisë

Përfaqësuesja U19 e Kosovës e ka humbur edhe ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Ligës A kualifikues për…

16 minutes ago

Zidane mohon përplasjen me Mbappen dhe kritikon zërat për tensione

Përzgjedhësi i Francës, Zinedine Zidane, ka hedhur poshtë kategorikisht zërat për një përçarje të mundshme me kapitenin Kylian Mbappe, duke…

16 minutes ago

Zhupa: Bashkia nuk kërkoi fonde për kinoteatrin e Sarandës; pas 9 majit qytetit do t’i rikthehet dinjiteti

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…

21 minutes ago

Pandeli Majko në Asamblenë e PS-së: Kam të dhëna për 1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive; jepni dorëheqjen para publikimit

Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…

26 minutes ago

Netanyahu përsërit thirrjen për qeveri uniteti pas humbjes në zgjedhje, Eisenkot e refuzon: “Këto truke nuk funksionojnë tek unë

Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin…

28 minutes ago