“Është një listë e mbyllur, e verifikuar një për një, me studentë, njerëz që kanë mbetur në rrugë dhe jo një listë e hapur dhe të fillojnë telefonatat, me argumentin hajde ikim se atje në Shqipëri koronavirusi nuk po bën hatanë, si këtu ku jemi…”
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije shqiptarët që do të riatdhesohen janë vetëm ata që situata e shpërthimit të koronavirusit i la jashtë shtetit.
None found
Pra bëhet fjalë për ata që kanë ikur për pak kohë, duke përjashtuar ata që kanë jetuar prej vitesh jashtë.
“Edhe vetë Kina ka ndaluar marrjen e shtetasve të saj nga jashtë. Jemi këtu për ti dhënë mundësinë atyre që kanë nevojë vërtetë.
Dua të sqaroj se do të kthehen asta që shpërthimi i koronavirusit i la të ngecinin atje. Pra nuk bëhet fjalë për ata që jetojnë atje dhe thonë hajde se po vijmë me këtë rast.
Është një listë e mbyllur, e verifikuar një për një, me studentë, njerëz që kanë mbetur në rrugë dhe jo një listë e hapur dhe të fillojnë telefonatat, me argumentin hajde ikim se atje në Shqipëri koronavirusi nuk po bën hatanë, si këtu ku jemi.
Lasgushi do të mbledhë në pikat që Ministria e Infrastrukturës do të publikojë dhe me listat e publikuara nga ambasadat, edhe asnjë më shumë.
Dua t’ju them shumëkujt që ankohen dhe që kanë vënë kujën se përse i marrin ata nga jashtë, se do na sjellin virusin.
Kjo është të flasësh në hava. Ne na erdhën 130 mijë persona nga Italia, para fillimit të situatës dhe falë sjelljes së tyre nuk po shohim të na kenë sjellë flamën.
Edhe në këto kohë lufte me cinizma dhe ironira. Ne jemi në luftë dhe pastaj mos thoni pse i përgjigjem disave drejtpërdrejtë”, tha Rama.
Këngëtarja Fifi ka shkaktuar të qeshura me një deklaratë plot humor për partnerin e saj, Adisin, duke folur me shaka…
Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku…
Përfaqësuesja U19 e Kosovës e ka humbur edhe ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Ligës A kualifikues për…
Përzgjedhësi i Francës, Zinedine Zidane, ka hedhur poshtë kategorikisht zërat për një përçarje të mundshme me kapitenin Kylian Mbappe, duke…
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…
Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…