Categories: Uncategorized

Nëna e 17-vjeçares që u përdhunua nga disa persona: As të vdekur nuk kthehemi në Fushë Krujë

Nëna e 17-vjeçares që u përdhunua nga disa persona në Fushë Krujë ka zbuluar skandalin në Fushë Krujë ku shkoi disa herë të bënte denoncimin në polici dhe këta të fundit e dinin destinacionin, megjithatë nuk e kthenin të miturën në shtëpi. Sipas dëshmisë së nënës për Fax News, një person në makinë i ka dhënë 5 mijë lekë efektivit dhe ky i fundit i ka thënë që të largohen pasi vajza ishte shpallur në kërkim nga familja.

“Drejtësia shqiptare, policia e kam bërë denoncime shumë herë. Shkonim në rajon të policisë në Krujë, shko më sill, merre gocën dhe na e sill neve. Si ta gjej gocën e t’jau coj atyre, nuk e di përse punon policia e shtetit. Plus edhe e kanë kapur gocën në 12:30 të natës, bashkë me dy persona që nuk ia nxjerr dot emrin. I ka dhënë 5 mijë lekë një person “Na dajë, ik shpejt se është goca në kërkim”.

Të lidhura

None found

Cfarë drejtësia ka këtu, cfarë policia ka këtu, gocën e dinte policia se ku ndodhet dhe most ë marrë asnjë masë, nuk e di a ka fëmijë vetë ai polic. Me veprimin që ka bërë polici, mund të them se nuk kam besim se kur ma merrte gocën ditë e natë dhe nuk ma kthente edhe pse ishte bërë denoncimi”, tha nëna.

Ndërsa tregoi se ndihet e kërcënuar në shtëpi por fëmijët janë dërguar në një vend të sigurtë dhe thonë se nuk kthehen më në Fushë-Krujë. Nëna ankohet se ka mbetur e papunë pasi fasoneria ku ishte e punësuar e ka njoftuar se do të shkojë në një moment të dytë pa i dhënë më shumë detaje.

“Fëmijët kanë ikur, vetë jemi këtu. Bëhet fjalë për ditën se natën kemi policinë, na mbron po ditën ndihemi të frikësuar. Fëmijët kanë ikur me emergjencë, janë shumë të sigurtë. Kam qenë vetë dy ditë me ta, janë shumë mirë. Ndihem e sigurtë, më mirë të rrijnë atje sat ë jetë e nevojshme. Janë shumë mirë. Të pasigurtë jemi.

Për vete, nuk më kthehet as fëmijët jo. Thonë të kthehen në Fushë-Krujë, asnjëherë jo. Por unë mund të gjej kënd, më kanë hequr nga puna në një fasoneri. Shkova sot dhe më thanë që kur të cojmë fjalë ne. Unë jam nevojtare se kam kredi e borxhe nëpër dyqane.

Unë duhet tëë punoj dy turnesh edhe jalla t’ia dal, jo më të rri në shtëpi pa punë. Nuk e kam menduar asnjëherë por nuk di ku të interesohem por as e kam cuar ndërmend këtë punën e azilit se kam qenë e qetë, tani na ranë hallet.

Kanë bërë gabim dhe ta vuajnë ashtu si fëmija im. Duhet ti mendonin këto gjëra para se ti hynin kësaj pune. Se goca me babën në burg, plus edhe minorene. Ajo sa një pëllëmbë është, e sjellin sa këtej andej. Ata që janë pa martu do martohen e do kuptojnë cfarë është fëmija. Ata që janë me fëmijë vetë, ju raftë në familje të vet se kam vuajtur fort.

Të vijnë të ma marrin fëmijën në derë të shtëpisë dhe ta përdorin andej sipas qejfit të vet, ta vuajnë dënimin, të rrijnë atje, të mendonin para se ti hynin kësaj pune. Kanë menduar se fitojmë. Mendoj se do shkoj shumë keq për veten time. Goca e madhe thotë se nëse bëhet fjalë të jetojmë në Fushë Krujë, më mirë vras veten. Nuk mund të jetoj më në Fushë Krujë, po ashtu edhe unë. Nuk kam cfarë e dua jetën”, tha nëna. /faxweb

të fundit

Fabrizio Romano zbulon: Manchester United synon dy talentet e Real Madridit

Manchester United ka shfaqur interes serioz për transferimin e dy mesfushorëve të Real Madridit, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga, sipas…

6 minutes ago

Egnatia synon të befasojë në Champions ndaj skuadrës sllovene, starton dueli në stadiumin e Rrogozhinës (VIDEO)

Egnatia - CeljeEgnatia 0 – 0 CeljeChampions League: Turi i Dytë (ndeshja e parë)Stadiumi: “Arena Egnatia”Arbitër: Atilla Karaoglan (turk)FORMACIONET ZYRTARE:EGNATIA…

12 minutes ago

Rasti “Panda” rikthehet në qendër të vëmendjes, dyshimet mbi përfshirjen e shërbimeve sekrete serbe rishfaqen

Pretendimet e publikuara së fundmi nga Milosh Medenica, i cili në një video të shpërndarë në Telegram përmend emrin e…

12 minutes ago

Stuhia shkakton dëme të konsiderueshme në Haraçinë, fermerët apelojnë për ndihmë

Stuhia e fortë që goditi disa vende të Shkupit, ka përfshirë edhe rajonin e Haraçinës.Dëmet më të mëdha janë regjistruar…

14 minutes ago

Stuhia në Kosovë merr një jetë dhe plagos dy persona – Detaje nga Policia për “Bota sot”

Stuhia e fuqishme që ka përfshirë Kosovën për të dytën ditë radhazi ka shkaktuar pasoja të rënda në disa zona…

14 minutes ago

Skuadra kampione e Kosovës mposhtet në Dublin nga Bohemians, fati i kualifikimit vendoset në kryeqytet

Ballkani ka pësuar humbje në udhëtim te skuadra nga Irlanda, Bohemians, në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën…

18 minutes ago