Categories: Uncategorized

E dëbuan në mënyrë të jashtëligjshme, reagon zyra e Ramës për mësuesin turk

Shqipëria urdhëroi dëbimin për herë të parë të një anëtari të lëvizjes Gulen në Turqinë e Erdoganit mbrëmjen e së Mërkurës më 1 janar 2019, duke ngritur shqetësime për dhunim të të drejtave themelore të njeriut.

Rrjetet sociale shpërthyen mbrëmjen e së mërkurës duke dhënë lajmin për dërgimin e Harun Çelik* drejt aeroportit të Rinasit ndërsa një orë më vonë, zëdhënësi i Policisë së Shtetit Gentjan Mullai i konfirmoi BIRN se personi në fjalë “është dëbuar nga vendi”.

Të lidhura

None found

“Personi ka qenë në burg pasi është kapur nga policia kufitare e Rinasit me dokumente false. Në zbatim të ligjit “për të Huajt” do [të] dëbohet,” tha Mullai.

Zyra e Kryeministrit Edi Rama tha e pyetur nga BIRN se “dënimi është një çështje procedurash ligjore që nuk ka lidhje me kryeministrin”.

Shqipëria i bashkohet në këtë mënyrë një numri të vogël shtetesh që i binden kërkesës së presidentit të Turqisë Recep Taip Erdogan për të dërguar në Turqi për përndjekje penale çdo person të lidhur me lëvizjen globale Gulen, të cilën ai e akuzon si organizatore të grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016.

Në shkurt 2015, Kosova dëboi pesë shtetas të kërkuar nga Turqia duke shkaktuar zemërim ndërkombëtar dhe kritika të ashpra nga BE dhe SHBA për shkelje të procesit të rregullt ligjor dhe dhunim të të drejtave themelore të njeriut. Kryeministri Ramush Haradinaj në atë rast shkarkoi kreun e shërbimeve sekrete të vendit si dhe ministrin e Brendshëm duke pretenduar se nuk kishte pasur dijeni për dëbimin./ BIRN

të fundit

Mesazh sfidues nga Rabiot: Franca më e fortë se kurrë, pa frikë ndaj Spanjës

Mesfushori i Francës, Adrien Rabiot, ka dërguar një mesazh të fortë përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës,…

16 minutes ago

Pushimet e hidratimit, burimi i ri miliardësh i FIFA-s – revolucioni që po ndryshon futbollin

Revolucioni më i madh i Kupës së Botës 2026 nuk ka të bëjë me formatin e ri të garës apo…

52 minutes ago

Sara Mila: PS and Rama Will Not Resign, Everything Is Going Well, We Are Heading Toward the EU

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka deklaruar se Rama nuk e ka fare ndërmend dorëheqjen dhe se po integron…

56 minutes ago

Lawyer Hodaj warns of lawsuit against deputies absent from presidential election session

Avokati Taulant Hodaj ka befasuar me një deklaratë të tij. Ai ka paralajmëruar padi ndaj të gjithë deputetëve të cilët…

56 minutes ago

Sfidat dhjetëshe të Spanjës për të mposhtur Francën dhe për të prekur finalen e Botërorit

Rruga e Spanjës drejt finales së Kupës së Botës 2026 nuk kalon vetëm përmes një ndeshjeje, por përmes një prove…

1 hour ago

Horoskopi 14 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë pas dore miqtë dhe familjaret.…

1 hour ago