Categories: Uncategorized

Pas presionit për “gylenistët”, Edi Rama dorëzohet para “Sulltanit”

Nga Ekspress

Edi Rama shpesh lëvdohet me qasjen e lehtë që e ka tek Erdogani. Presidenti turk kujdeset personalisht t’ia bëjë edhe qejfet kryeministrit shqiptar, duke e shëtitur me veturë apo duke e ftuar në dasma familjare. Por, tani kanë filluar të vijnë faturat. Pas shumë kërkesave, Shqipëria është detyruar ta dëbojë një “gylenist” drejt Turqisë, i cili siç dihet tashmë do të burgoset menjëherë nga regjimi i Erdoganit.

Të lidhura

None found

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova në vazhdimësi kanë qenë nën presion të presidentit të Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, për të dorëzuar edhe “gylenistë” të tjerë që jetonin dhe punonin në këto tri shtete.

Për të realizuar qëllimet e tij dhe luftën ndaj Fetullah Gulenit, Erdogan kishte dërguar për vizitë zyrtare në këto tri shtete ministrin e Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu.

Cavusoglu përgjatë tetorit të vitit 2018 kishte vizituar Shkupin, Prishtinën e Tiranën, prej ku kishte dhënë mesazhin e qartë se “Sulltani” kërkon edhe “koka” të tjera “gylenistësh”.

Ndaj një kërkese të tillë të drejtpërdrejtë të shtetit turk kishte rezistuar Ditmir Bushati, atëbotë ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Bushati teksa kishte kundërshtuar një kërkesë të tillë të shtetit turk, kishte përmendur edhe faktin se Shqipëria është në marrëveshje kontraktuale me NATO-n e Bashkimin Evropian, dhe se çdo ekstradim i mundshëm duhet të bëhet në pajtim me rrugët diplomatike dhe dokumentet që ka nënshkruar, por në asnjë mënyrë përmes konferencave për shtyp.

Konferenca për shtyp e tetorit 2018

“Përsa i përket çështjes që ju shtroni, përgjigja e shtetit shqiptar është ajo përgjigje që i kemi dhënë qoftë Turqisë, por dhe në planin ndërkombëtar. Shqipëria ka qenë një ndër vendet e para që është solidarizuar me çka ndodhi në Turqi, në rrethanat e grushtit të shtetit, por nga ana tjetër, është një vend anëtar i NATO-s, është një vend kandidat për në BE, ka aderuar në disa dokumente të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e ekstradimit dhe çdo politikë e tillë, ndiqet në rrugë diplomatike dhe qasja në konferenca shtypi”, kishte thënë Bushati.

Megjithatë, pas më shumë se një viti të vizitës së diplomatit turk dhe ndryshimeve që kanë ndodhur brenda ekzekutivit shqiptar, në mënyrë të papritur ka ndodhur deportimi i një shtetasi turk nga Shqipëria.

Më 1 janar të vitit 2019 autoritetet shqiptare kanë urdhëruar dëbimin e mësuesit Harun Çelik, pasi i kishte përfunduar dënimi me 5 muaj burg meqenëse kishte hyrë në Shqipëri me dokumente të falsifikuara. Kjo për faktin se Çelik ishte përndjekur nga shtetit turk me arsyetimin se është pjesë e lëvizjes “FETO”.

Menjëherë pas lëshimit nga burgu, autoritetet shqiptare me urgjencë e kishin dëbuar drejt Stambollit përmes aeroportit në Rinas.

Një ngjarje e tillë kishte nxitur reagime të shumta duke e shtyrë kështu zëdhënësin e Policisë së Shtetit, Gentjan Mullai, të jepte sqarime se çfarë kishte ndodhur.

Mullai kishte konfirmuar se personi në fjalë “është dëbuar nga vendi”.

“Personi ka qenë në burg pasi është kapur nga policia kufitare e Rinasit me dokumente false. Në zbatim të ligjit “për të Huajt” do [të] dëbohet”, kishte thënë Mullai.

Ndërkohë, nga Zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, thonë se çështje të tilla nuk ndërlidhen me zyrën e kryeministrit.

“Dënimi është një çështje procedurash ligjore që nuk ka lidhje me kryeministrin”, kanë thënë nga zyra e Ramës.

Më deportimin e Harun Çelik, Shqipëria tashmë renditet në vendet që i janë bindur Turqisë për dorëzimin e “gylenistëve”.

Një gjë të tillë në marsin e vitit 2018 e kishte bërë edhe Kosova, duke u shndërruar kështu në një prej skandaleve më të mëdha diplomatike ku ishte përfshirë Prishtina zyrtare.

Pas këtij skandali kishte pasuar shkarkimi i shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe i ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

E një prej “gylenistëve” të deportuar nga Kosova tash së fundi është dënuar nga autoritetet turke me 8 vjet burg. /GazetaExpress/

të fundit

87-year-old’s death after eviction from home where she lived for over 70 years shocks Spain

Maricarmen Abascal, 87 vjeçe, gruaja e moshuar spanjolle që u bë simbol i krizës së strehimit në vend pas dëbimit…

3 minutes ago

63 Trepça miners trapped at level 11, Minister Rizvanolli provides an update on their condition

Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur i bllokuar brenda horizontit 11, pas një defekti në pajisjet elektrike…

4 minutes ago

Defekti elektrik lë të bllokuar nëntokë 63 minatorë të Trepçës, reagon Rizvanolli

Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur i bllokuar brenda horizontit 11, pas një defekti në pajisjet elektrike…

4 minutes ago

63 Trepça miners remained inside the mine after a power outage

Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur brenda horizontit 11, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të…

4 minutes ago

Zogaj: The compromise over the president proved the maturity of Kosovo’s politics

Analisti Preç Zogaj komentoi zhvillimet politike në Kosovë dhe mënyrën se si u zgjidh kriza institucionale përmes zgjedhjes së presidentes…

5 minutes ago

Hyseni: The election of Shiroka-Pula as president took place within constitutional deadlines

Profesori i së drejtës, Flamur Hyseni, ka thënë se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente e Kosovës nuk përbën shkelje kushtetuese.…

5 minutes ago