Ka mbërritur me polici në Gjykatë, gjyqtarja Mimoza Margjeka, e cila tha se shteti po tenton të bëjë spektakël me rastin e saj.
“Është e turpshme mor, nuk ka shkresë mor, si ma bëjnë mua mor, si ma bëjnë mua. Le të më dënojnë mua, kjo është antiligjore, do bëjnë spektakël këta me mua”, janë këto fjalët e gjyqtares Mimoza Margjeka teksa është duke u dërguar brenda në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
None found
Margjeka do të njihet sot me rivlerësimin e masës së arrestit ndaj saj, për shkak se dyshohet se ka marrë 2 mijë euro, kundrejt lirimit nga burgu të një personi të dënuar.
Margjeka është dërguar me të paktën dy orë vonesë në sallën e gjyqit, ndërsa pretendon se nuk i është dhënë asnjë shkresë për këtë, dhe se janë shkelur të gjitha procedurat ligjore.
Gjyqtarja Margjeka pretendon se gjatë shoqërimit të saj nuk ka pasur asnjë police grua, siç e parashikon ligji dhe pretendon se e gjitha është një proces i stisur pasi nuk ka njohur zgjedhjen e Valbona Sakos në krye të Bashkisë së Durrësit.
Aeroporti i Shkupit ka lëshuar në përdorim skanerët e rinj të sigurisë, dy tomografitë kompjuterike, në vlerë prej rreth 1…
Pjesa e parë në përballjen mes Anglisë dhe Republikës Demokratike të Kongos u mbyll me epërsinë 1-0 të afrikanëve, të…
Delegacioni i eurodeputetëve të grupit të Gjelbër/Aleanca e Lirë Evropiane (Greens/EFA) në Parlamentin Europian ka përfunduar këtë të mërkurë misionin…
Donald Trump ka dalë në mbrojtje të pretendimit se gjatë vitit 2025 ka përfituar rreth 1.2 miliardë dollarë nga biznesi…
Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e arsyetuar për ankimin kushtetues të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke pranuar…
Për shkak të motit të ligë qe e ka përfshirë vendin, Komuna e Çairit njoftoi se ekipet komunale, NP “Parqe…