Gjashtë anëtarët të familjes Ibra në fshatin Fllak të Durrësit jetojnë në kasollen e bagëtive pas tërmetit të 26 nëntorit.
Banesa e tyre është shpallur e pabanueshme ndërsa pak ditë pas tërmetit shkatërrues Bashkia e Durrësit i pajisi me një çadër verore e cila sot për shkak të kushteve të vështira të motit është krejtësisht e papërdorshme.
None found
Për këtë arsye banorët kanë zgjedhur kasollen ku më parë mbanin bagëtitë. Nga pamjet e siguruara për Fax News nga gazetarja Albana Aliaj shihet qartë mjerimi në të cilin po jetojnë sot 6 anëtarë të një familjeje.
Rrobat të shpërndara, disa kolltuke të përshtatur për fjete dhe bashkëjetese me kafshët shtëpiake.
Ajo çka e bën dhe më të vështirë jetën e familjes Ibra është kujdesi në të tilla kushte për një nga anëtarët e saj, i cili është me aftësi të kushtëzuara.
Familjarët thonë se: “Situata është shumë e vështirë. Jetojmë në kushte ekstreme. Shtëpia është dëmtuar komplet dhe ka dalë e pabanueshme. Jemi me ilaçe e probleme shëndetësore. Jemi me tetraplegjik në shtëpi.”
Gjithashtu ata thanë se: “Bashkia nuk na ka dhënë bonus qeraje dhe jemi të detyruar të jetojmë në kasolle.” Kujtojmë që tërmeti i 26 nëntorit la pas 51 viktima, shkatërroi qindra banesa dhe dëmtoi rëndë mijëra të tjera duke lënë pa strehë mijëra banorë në 3 qarqet që u dëmtuan më rëndë nga lëkundjet e shkallës 6.4 Rihter. /faxweb
Raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune në Bërvenicë do të mbahet nesër, më 1 nëntor, dhe…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka takuar sot të dërguarin e sapoemëruar special të…
Fundi i jetës së një gruaje, për familjet e tyre shënon fillimin e një jete të ndryshuar përgjithmonë. Milihate Cokli,…
Raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune në Bërvenicë do të mbahet nesër, më 1 nëntor, dhe…
Më 31 tetor, në shumë vende të botës festohet Halloween-i, një nga festat më të njohura të vjeshtës, e karakterizuar…
Kryeministri Edi Rama, ka ftuar sërish në dialog studentët, të cilët janë ngritur në protestë dhe i kërkojnë dorëheqjen.Ditën e…