Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Lumas të rrethit të Kuçovës.
Një 55-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive, mëngjesin e ditës së sotme.
None found
Trupi i të ndjerit është gjetur nga bashkëshortja e tij pak pas mesdite, pasi ajo ishte kthyer nga tokat bujqësore ku shkonte çdo mëngjes për të punuar.
Pasi ka vënë re mungesën e bashkëshortit, ajo ka nisur ta kërkojë dhe e ka gjetur pa jetë në kasollen e bagëtive.
E tmerruar ajo ka njoftuar policinë, ndersa mësohet se trupi i pajetë i Seit Qevanit, është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku pas autopsisë ka rezultuar se ai është vetëvarur.
Dyshohet se 55-vjeçari e ka kryer këtë akt vetëflijimi në kushte të rënduara psikologjike.
Real Madridi ka arritur marrëveshje me Federico Valverden për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2031, ndërsa mesfushori uruguaian pritet…
Në një akt solidariteti dhe mbështetjeje për fëmijët me sindromën Down, ABI Bank, përmes platformës Smile, së bashku me Credins Bank kanë…
Reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar probleme në Rrugën e Arbrit, në segmentin që lidh…
26.1% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kanë ndërmend të shpërngulen për të jetuar dhe punuar jashtë vendit, ndërsa 11.9%…
Fation Shehu, është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Doganave, duke zëvendësuar në këtë detyrë Besmir Bejën, i cili është larguar…
Një ekzekutim me injeksion vdekjeprurës në Teksas ka përfunduar në një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për një të…