Forumi “The Economist” që do të mbahet në Athinë të martën dhe të mërkurën e javës që vjen, do të shërbejë dhe si mundësi takimi mes kryeministrit shqiptar dhe atij grek.
Integrimi dhe zhvillimi ekonomik do të jenë temat e diskutimit, por mediat greke shkruajnë se mes dy kryeministrave do të diskutohet edhe në lidhje me çështjen e kufirit detar.
None found
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili tha gjatë një konference për shtyp, se gjatë forumit do të takohet edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, si dhe me atë maqedonas, Zoran Zaev.
“Do të bisedojmë pasi kemi çështje për të zgjidhur, jemi fqinjë dhe me besim të mirë tek njëri tjetri do të ulemi në dialog. Me Ramën do të flasim për zonën ekonomike ekskluzive. Kemi një numër çështjes për të diskutuar me Shqipërinë. Greqia ka dhe do të ketë një rol udhëheqës në Ballkan”, tha ai mes të tjerash.
Kanë nisur përplasjet këtë të mërkurë mes protestuesve dhe policisë te Ministria e Arsimit. Policia ka hedhur spraj me piper…
Mbrojtësi i krahut i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, dëshiron të shohë një lojtar tjetër të PSG-së duke e ngritur Topin…
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka miratuar me shumicë votash Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin…
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me ambasadorin e Malit të Zi, me të…
“Lidhur me qytetin e Kumanovës, ekziston një procedurë për përzgjedhjen e një kompanie që do të zbatojë ndërtimin e një…
Gjithsej 296 shkelje të rregullave të trafikut u regjistruan përmes sistemit të mbikëqyrjes së trafikut "Safe City" në zonat e…