Categories: Uncategorized

Do paguhet nga taksat e shqiptarëve! Shteti duhet t’i paguajë 140 milionë euro Beketit

Shteti shqiptar duhet t’i paguajë biznesmenit italian, Françesko Beketi, një shumë që shkon deri në 140 milionë euro.

Shifër e cila do të paguhet nga xhepat e shqiptarëve, pas mbylljes së Agon Channel me vendim të qeverisë Rama.

Të lidhura

None found

Më 24 prill të vitit që shkoi, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit, ICSID me seli në Uashington, mori vendim të formës së prere që shteti shqiptar duhet t’i paguaje 110 (+30) milionë euro dëmshpërblim pronarit të AGON Channel, Françesko Beketi.

Taksapaguesit shqiptarë duhet të paguajnë sipas këtij vendimi 140 milionë euro, plus shpenzime marramendëse dhe asnjëherë transparente që qeveria shqiptare ka bërë për avokatet e saj dhe detyrimet për proceset gjyqësore.

Gjithçka pas një sulmi të paprecedentë e të papërgjegjshëm të kryeministrit Edi Rama kundër televizionit, pronarit dhe gazetarëve që punonin aty.

Pas këtij vendimi, shteti shqiptar bëri dhe një përpjekje për të fituar kohe dhe kërkoi të anulojë një pjesë të vendimit.

Gjykata e Uashingtonit pranoi kërkesën për rishqyrtim të asaj pjese të argumentuar nga shteti shqiptar duke pezulluar përkohësisht shlyerjen e pagesës, pra zbatimin e menjëhershëm të vendimit derisa një komitet ad-hoc do të shqyrtonte si anulimin, ashtu edhe pezullimin.

Komiteti ad-hoc vendosi më 23 mars 2020 të heqë pezullimin e ekzekutimit të vendimit për pagimin e 110 milionë eurove. Kjo do të thotë se ekzekutimi i kësaj shume duhet të bëhet automatikisht dhe menjëherë.

Ndërkohë nga institucioni i Avokatisë së Shtetit, nga Qeveria apo Ministria i Financave nuk është marrë kurrë një përgjigje se sa ka harxhuar shteti shqiptar për pagesat e avokatëve apo sa ka qenë kosto e detyrimit për procedurat e kërkesës për anulim duke shkelur çdo detyrim për transparencë e ligj informimi.

të fundit

VIDEO/ Zbardhet biseda e plotë mes gjyqtarëve, ja pse u anulua goli i minutës së 95-të kundër Arsenalit në Premier Ligë

PGMOL ka publikuar audion dhe transkriptin e plotë nga momentet dramatike të fundit të fitores 1-0 të Arsenalit ndaj Uest…

2 minutes ago

“Nuk dua fare ta komentoj!” – Heidi Baci mbyll njëëherë e mirë kapitullin me Romeon

Pas përfundimit të romancës së shumëpërfolur me Romeo Veshajn, Heidi Baci duket se ka vendosur të mbyllë përfundimisht kapitullin e…

6 minutes ago

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” në pronësi të vëllait të Edmond Papës

Prokuroria e Sarandës, ka vendosur sekuestrimin e një hoteli 6-katësh të quajtur “Oasis”, në pronësi të Alqi Papa. Gazetarja e…

13 minutes ago

U arrestua për ngacmimin e vajzës 21-vjeçare, mjeku Nikolla Nunka përfundon në spital

Mjeku kirurg Nikolla Nunka, i arrestuar për akuzën e ngacmimit seksual ndaj një 21-vjeçareje, ndodhet i shtruar në spitalin e…

46 minutes ago

Konflikt mes disa personave në një lokal në Kamëz, i përfshirë edhe një efektiv i FNSH, pezullohen nga detyra dy policë

Një konflikt i nisur në ambientet e një lokali në Kamëz ka sjellë pezullimin nga detyra të dy punonjësve të…

1 hour ago

Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, babai i këngëtarit Noizy paraqitet në GJKKO si dëshmitarë

Këtë të mërkurë, Bashkim Rajku, babai i Noizyt dhe motra e reperit janë paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit…

2 hours ago