Categories: Uncategorized

DETAJET/ Vrasje, kanosje e vjedhje, 2 të rinj arrestohen në Korçë

“Start 2020” ka vënë në pranga dy të rinj në Korçë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Të ndaluarit, të identifikuar me inicialet B.Q., 28 vjeç dhe D.S., 28 vjeç janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Korçës, si tentativë vrasje, kanosje e vjedhje.

Të lidhura

None found

Ata do të procedohen penalisht për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, njëri prej të cilëve gjatë këtij operacioni, kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu, të cilën e posedonte pa leje shtetasi K. A., dy televizorë plazma dhe gjashtë telefona celularë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K. A., 24 vjeç, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj dy shtetasve E. F, 27 vjeç dhe V. K., 48 vjeç, të gjithë banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë fazave të këtij operacioni, rezulton se dy shtetasit e ndaluar, B. Q; D. S., si dhe shtetasi i shpallur në kërkim K.A., të cilët kanë precedent të mëparshëm penal, janë autorë të dyshuar të ngjarjeve të mëposhtme:

Më datë 30.08.2019, në lagjen nr. 2, Korçë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit J. K., pa shkaktuar dëme në njerëz.

Më datë 20.12.2019, në lagjen nr. 7, Korçë, në lokalin e shtetasit E. S., shtetasi A. Z. (i cili u arrestua në flagrancë për këtë ngjarje) në bashkëpunim me shtetasin B. Q., kanë vjedhur një televizor plazma dhe një sasi lekësh.

Më datë 08.01.2020, në lagjen nr. 4, Korçë, shtetasi B. Q., dhe K. A., për motive të dobëta dyshohet se nëpërmjet kërcënimit të armës, kanë kanosur shtetasin N. F.

Më datë 07.01.2020, në lagjen nr. 14, Korçë, kanë thyer xhamin e automjetit tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit B. R., ku kanë vjedhur 100 euro dhe një çantë me dokumente.

Më datë 09.01.2020, në lagjen nr. 15., Korçë, kanë tentuar të vjedhin dyqanin në pronësi të shtetasit M. P.

Më datë 09.01.2020, në lagjen nr. 14., Korçë, kanë vjedhur 50.000 lekë, në lokalin në pronësi të shtetasit E. R.

Më datë 10.01.2020, në lagjen nr. 4., Korçë, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetases V. K.

Shtetasi E. F., ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës dhe së bashku me shtetasin V. K., dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Materialet hetimore të pesë shtetasve i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme

të fundit

Exchange rates / How much the dollar and euro are bought and sold for, what is happening with other currencies

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 82 lekë, në shitje me 83 lekë. Euro, do…

2 minutes ago

VIDEO/ Fire at the “Aura” complex in Lapraka, residents complain: The fire brigade arrived an hour late, we put out the flames ourselves

Banorët e Kompleksit “Aura” në Laprakë, kanë denoncuar se mbrëmjen e djeshme në pallatin e tyre ka rënë zjarr. Sipas…

2 minutes ago

Keiko Fujimori declared president of Peru, Fujimorism returns to government after more than 20 years

Tre javë pas zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Peru, kandidatja e djathtë Keiko Fujimori është konfirmuar…

3 minutes ago

Trump signals meeting in Doha on Iran nuclear issue, Tehran says no negotiations are on the agenda

Donald Trump ka shprehur një optimizëm të përmbajtur për kontaktet që pritet të mbahen në Doha të Katarit për programin…

3 minutes ago

Parliament meets today in plenary session, official controls bill and 8 draft resolutions on the agenda

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, më 30 qershor 2026, në orën 10:00, seancën plenare të radhës, në përputhje me kalendarin…

3 minutes ago

Trump announces talks in Doha, Tehran denies it: They may be important, maybe not

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli me kujdes, por me optimizëm në lidhje me kontaktet që priten të zhvillohen në…

3 minutes ago