Detaje te reja nga vrasja e 25-vjeçarit, qe u ekzekutua me kallashnikov orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, në zonën e njohur si “7 pallatet” në Vlorë”.
Ngjarja që ka tronditur gjithë qytetin ndodhi ditën e festës së Fiter Bajramit, disa metra larg banesës së të riut. Viktima është Kristian Breshanaj, ndërsa në drejtim të tij është qëlluar dhjetë herë.
None found
Sipas informacioneve të marra nga grupi hetimor, autorët dyshohet të kenë qenë dy persona të maskuar, të cilët janë larguar në drejtim të lagjes “10 korriku”, pasi qëlluan për vdekje Kristian Breshanaj. Pasi kanë djegur makinën me të cilën kryen krimin e rëndë, ata dyshohet të jenë ndihmuar nga një makinë tjetër, e cila i priste rreth 1 kilometër nga vendi i ngjarjes.
Identifikimi i tyre, thonë burimet, është shumë i vështirë, pasi në zonë janë të pakta kamerat e sigurisë dhe zona është në errësirë totale, çka vështirëson në identifikimin e autorëve. Për të parë lëvizjet e autorëve, grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në disa subjekte private, që ndodhen në zonë.
Ndërkohë, edhe vendi ku është djegur automjeti duket se ka qenë mjaft i studiuar nga autorët, pasi bëhet fjalë për një zonë pa ndriçim dhe pranë nuk ka subjekte, ku mund të diktoheshin nga kamerat e sigurisë. Sipas Policisë, dyshimet janë që kjo ngjarje të jetë studiuar gjatë nga atentatorët dhe veç dy personave të cilët kanë marrë pjesë në të, nga Policia dyshohet se janë përfshirë edhe të tjerë, të cilët mund të kenë ndihmuar autorët të largohen. /panorama
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka votuar në kuadër të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat mbahen…
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kompaninë “Sekilda” sh.p.k. dhe administratorin e saj, Seferin Lazeraj,…
Jonida Maliqi, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ka folur në lidhje me djalin e saj,…
Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për këdo që ofron informacione mbi programin bërthamor…
Kjo e dielë shënjon dhe një ditë të ngarkuar me ndeshje ku spikasin skuadrat e lojtarëve të Kombëtares [...]Read More...
Mes skandalit të Bankës Alta, pagesat e pagave po vonohen në disa institucione shtetërore, përfshirë kompaninë më të madhe të…