Categories: Uncategorized

Si u eliminua 25 vjeçari për hesapet e palara në Belgjikë

Eliminimi i Kristian Breshanaj në Vlorë, dyshohet të ketë lidhje me të shkuarën e tij në Belgjikë. Kjo për faktin se, nga hetimet e kryera nga grupi hetimor, viktima nuk rezulton të ketë ndonjë konflikt gjatë kohëve të fundit apo edhe më herët në Shqipëri.

Edhe pse janë arrestuar mbi 10 persona në polici, ende nuk ka asnjë të dhënë mbi eliminimin mafioz të 25 vjeçarit.

Të lidhura

None found

Sipas Policisë, shoqërimi i fqinjëve apo të afërmve të të riut është bërë me qëllim që të zbulohej ndonjë lëvizje e dyshimtë, që mund të jetë parë në momentin e ngjarjes apo para saj.

Ata kanë deklaruar se Breshanaj nuk ka pasur ndonjë konflikt në Vlorë, çka përforcon pistën kryesore të hetimit të Policisë për këtë ngjarje, atë të veprimtarisë së 25-vjeçarit në Belgjikë, shtet nga i cili ishte kthyer rreth tre muaj më parë.

Ndërkohë, sipas informacioneve mësohet se autorët janë ndihmuar nga të tjerë persona pasi kanë kryer vrasjen. Dyshimet janë që autorët të kenë vepruar fillimisht në këmbë, duke lënë automjetin në një rrugicë pranë vendit të ngjarjes. Menjëherë pas atentatit janë larguar drejt automjetit tip “BMW” me targa greke, të cilin e kanë djegur pranë lagjes “10 korriku” në një zonë pa ndriçim dhe prej aty të jenë larguar me një tjetër automjet.

Për këtë qëllim, Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonat afër vendit të ngjarjes, apo edhe vendit ku është djegur automjeti, për të bërë të mundur identifikimin e lëvizjeve të autorëve të vrasjes së 25-vjeçarit Breshanaj. Burime nga Policia e Vlorës bënë të ditur se bëhet fjalë për një ngjarje të mirëmenduar nga autorët dhe kjo lidhet edhe me djegien e automjetit dhe armën e krimit, të cilat janë shkrumbuar plotësisht.

Ata kanë qëlluar ndaj të riut me kallashnikov me silenciator, çka ka bërë që në zonë të mos dëgjoheshin as krismat e armës. Referuar informacioneve të tjera nga Policia, dyshohet se autorët kanë qenë më herët në vendin e ngjarjes dhe janë lajmëruar nga të tjerë persona për lëvizjet e 25-vjeçarit Kristian Breshanaj.

Po ashtu, dyshime ka që viktima të jetë vëzhguar prej ditësh nga autorët, ndërsa po merren pamje nga kamerat e sigurisë të vendeve që i riu ka frekuentuar së fundmi. Kjo, për faktin që Policia të mund të bjerë në gjurmët e autorëve.

të fundit

Protestuesit mblidhen sërish pas ndërhyrjes me ujë me presion, policia krijon kordon

Policia ndërhyri për t’i shpërndarë me ujë me presion, rigrupohen sërish protestuesit, disa prej tyre te “Piramida” dhe disa te…

2 minutes ago

Sulmet kibernetike shtojnë shqetësimin në Europë, Europol mbledh policitë e vendeve të goditura

Rritet alarmi për sulmet kibernetike në të gjithë Europën. Për javën e ardhshme, Europol ka thirrur një takim hetimor me…

9 minutes ago

Nga takimi me Dianën në moshën 12-vjeçare te koleksioni i saj: Renae Plant shpenzoi 1.9 milionë dollarë në një ditë ankandi

Një koleksion i jashtëzakonshëm me më shumë se 800 veshje, aksesorë dhe sende personale të Princeshës Diana po tërheq vëmendjen…

14 minutes ago

Nivokazi shkëlqen me dy gola në katër minuta ndaj Vaduzit, Rrudhani kontribuon me asist

Rilind Nivokazi po kalon një moment fantastik në futbollin zviceran, ndërsa ka qenë protagonist i madh në ndeshjen që Sioni…

15 minutes ago

Vllaznia dhe Elbasani nisin përballjen në “Loro Boriçi

VLLAZNIA 0-0 ELBASANI “Abissnet Superiore”: Java 11Stadiumi: “Loro Boriçi”Arbitër: Florjan Lata  FORMACIONET ZYRTARE:VLLAZNIA: Jukaj; Bardhi, Gurishta, Musta, Avduli, Dros, Marku, Emanuel, Murataj,…

21 minutes ago

Koleksionistja që takoi Dianën në moshën 12-vjeçare ka shpenzuar 1.9 milionë dollarë për sendet e saj

Një koleksion i jashtëzakonshëm me më shumë se 800 veshje, aksesorë dhe sende personale të Princeshës Diana po tërheq vëmendjen…

26 minutes ago