Categories: Uncategorized

DËSHMIA/ Xheloze për vajzën? Nëna sarandiote: Gjeta burrin dhe vajzën me batanije

Gjykata vendosi sot masën “Arrest me burg” për Elisabeta Mitën, nënën nga Saranda që u denoncua për dhunën ndaj vajzës 13-vjeçare. Në pamjet e transmetuara në emisionin investigativ “Fiks Fare”, dëgjohet duke i thënë të miturës, “Do të ther moj bushtër”.

Në dëshminë e saj, fajësonte ish-bashkëjetuesin e saj, Arjan Mekollari me të cilin ka një djalë 5 vjeç. Ajo e akuzon Mekollarin për montim të videos, shkruan Noa.

Të lidhura

None found

“Momenti që unë jam konfliktuar me vajzën time nuk është siç paraqitet në televizor, kam dyshime se është manipuluar kjo video dhe kërkoj të bëhet ekspertimi i saj se ish-bashkëshorti im ka mbaruar për aktrim dhe regjisurë dhe di të përdori mënyrat për të bërë manipulime.

Mendoj se qëllimi i ish-bashkëshortit tim ka qenë që ai të marri kujdestarinë e djalit dhe të vajzës time, me qëllim që të përfitojë bonuset dhe banesën që unë marr nga Bashkia Sarandë”, u shpreh Elisabeta duke theksuar se ishte ndarë nga Mekollari, por ai jetonte në banesën me qira kundër vullnetit të saj.

“Sa e dua unë vajzën time këtë e di unë dhe zoti në qiell, por rrethanat e mia ekonomike sociale dhe ngatërresa me një njeri si ish-bashkëjetuesi im më ka bërë sikur unë jam përbindësh”, shtoi Elisabeta.

Në fjalën e saj, ngriti dyshimet se Mekollari ngacmonte vazhdimisht vajzën e saj, gjë që e bazon tek disa veprime që kishte vënë re në shtëpi.

“Koha nuk më kujtohet, por kam shkuar në shtëpi kam gjetur vajzën dhe ish-bashkëjetuesin në divan të mbuluar me të njëjtën batanije dhe sa hyj unë brenda u larguan nga njëri-tjetri. I kam thënë vajzës së çfarë kërkon aty, ajo më ka thënë se kisha ftohtë nga këmbët dhe ajo më tha që “ti futja këmbët te këmbët e babit (në mes)”.

Shumë herë të tjera e afronte vajzën shumë afër duke i kërkuar t’i tregonte programe nga telefoni, por ishin kaq afër sa të jepte përshtypjen se ai e ngacmonte ose e prekte, ose prekej me të shumë afër dhe në mënyrë intime, gjë që më krijonte shqetësim dhe dyshim se mos më ngacmonte vajzën”, tha 41-vjeçarja Elisabeta Mita.

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

2 hours ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

2 hours ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

4 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

4 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

4 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

4 hours ago