Categories: Uncategorized

Deri në 5 vite burg, botohen në Fletoren Zyrtare dënimet për Covid dhe dhunë në familje

Janë botuar në Fletoren Zyrtare masat e reja për shkelësit e rregullave Botohen në fletoren zyrtare Covid 19 dhe ndryshimet në Kodin Penal për dhunën në familje.

Pas dekretimin nga presidenti i Rpublikës Ilir Meta të ndryshimeve, ditën e sotme ndryshimet në Kodin Penal janë botuar në fletoren zyrtare. Kësisoj ato hyjnë në fuqi pas 15 ditësh.
Kujtojmë se dënimet për Covid parashikojnë: Gjobë ose burgim deri në 6 muaj nëse nuk zbaton urdhrat;

Gjobë ose deri në 2 vite burg për bizneset që nuk zbatojnë urdhrat; 2 deri në 3 vite burg nëse je ose jo mbartës i sëmundjes dhe nuk zbaton karantimin apo izolimin; 2 deri në 5 vite burg nëse përhap me dashje sëmundjen mbartëse; Gjobë ose 2 vite burg kur kjo vepër penale bëhet nga pakujdesia; Nga 3 deri në 8 vite burg kur kjo vepër ka shkaktuar pasoja të rënda;

Ndryshimet për dhunën në familje; Neni 1

Neni 130/ a ndryshohet si më poshtë:

“Neni 130/a

Dhuna në familje

Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune fizike, psikologjike, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt (të paralindur, të paslindur, vëllezër, motra, ungjër, emta, nipër, mbesa, fëmijë të vëllezërve dhe të motrave), ose krushqi e afërt (vjehërr, vjehrrë, dhëndër, nuse, kunat/ë, thjeshtri, thjeshtra, njerku e njerka), ose në lidhje apo ish-lidhje intime me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij, dënohet me burgim deri në tre vjet.

Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt (të paralindur, të paslindur, vëllezër, motra, ungjër, emta, nipër, mbesa, fëmijë të vëllezërve dhe të motrave), ose krushqi e afërt (vjehërr, vjehrrë, dhëndër, nuse, kunat/ë, thjeshtri, thjeshtra, njerku e njerka), ose në lidhje apo ish-lidhje intime me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit psikik të tij, dënohet me burgim deri në katër vjet.

Plagosja e kryer me dashje, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt (të paralindur, të paslindur, vëllezër, motra, ungjër, emta, nipër, mbesa, fëmijë të vëllezërve dhe të motrave), ose krushqi e afërt (vjehërr, vjehrrë, dhëndër, nuse, kunat/ë, thjeshtri, thjeshtra, njerku e njerka), ose në lidhje apo ish-lidhje intime me autorin e veprës penale, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë më tepër se nëntë ditë, dënohet me burgim deri në pesë vjet. Po këto vepra, të kryera në mënyrë të përsëritur, ose në praninë e fëmijëve, dënohen nga një deri në pesë vjet burgim”.

Masat mbi shkelësit për situatën e COVID-it;

Neni 2

Pas nenit 242 shtohet neni 242/a me kёtё përmbajtje:

“Neni 242/a

Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, në funksion të gjendjes së epidemisë apo të zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi, ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative, përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.

Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinim ose izolimin, apo shkelja e rregullave të karantinës ose të izolimit nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, të cilit i është njoftuar ky detyrim nga autoritetet shtetërore përkatëse, dënohet me burgim nga dy deri në tre vjet.”
Neni 3

Pas nenit 89/a shtohet neni 89/b me kёtё përmbajtje:
Neni 89/b

Përhapja e sëmundjeve infektive

Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve ose mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës i sëmundjes apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.

Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose rrezik për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.

Neni 4

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare
Miratuar nё datёn 16.4.2020

Shpallur me dekretin nr. 11463, datë 22.4.2020 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

të fundit

SPAK zbuloi episod të ri korrupsioni/ Meta: Mbaj Përgjegjësi vetëm për vete, jo për kushërinjtë!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagon pasi në media u raportua se SPAK zbuloi një tjetër rast të…

10 minutes ago

PS kërkesë KAS-it për procesin e rinumërimit: Të llogariten edhe votat në rastet…

Partia Socialiste ka kërkuar nga KAS që gjatë procesit të rinumërimit të llogariten si vota për kandidatët edhe rastet kur…

39 minutes ago

Hakerët s*lmuan faqen online, Bashkia Tiranë: Pezullohet regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

Faqja e Bashkisë së Tiranës, u sulmua dhe doli jashtë funksionit nga gripi i hakerave “Homeland Justice”. Kjo ka sjellë…

1 hour ago

Jam vëllai i Plarent Ndrecës që punon në ministri, më jep 4 mln lekë për të punësuar djalin inspektor mjedisi

Një dosje hetimore që mban Nr.586 e rregjistruar në SPAK ka pasur si subjekt gjykimi shtetasin Dritan Lleshi alias Dritan…

1 hour ago

Sali Berisha paralajmëron protesta brenda dhe jashtë vendit

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë një tjetër deklaratë të fortë në lidhje me zgjedhjet e fundit në Shqipëri,…

2 hours ago

“Për Zotin, nuk ka prova!” Shtyhet gjyqi, avokati: Ilir Meta s’ka asnjë pasuri në planetin Tokë. Inkuizicion ndaj tij, 8 muaj në qeli

“Sot bëhen tetë muaj, duhet të jetë i madh shqetësimi juaj”, u tha gazetarëve avokati i ish-Presidentit të vendit Ilir…

2 hours ago