Kryesore

EMRI/ Një shkencëtar në krye të Shëndetësisë, ky është mjeku i njohur që Rama e ka projektuar si ministër

Qeveria e re e Edi Ramës pritet të ketë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë një emër nga bota akademike dhe mjekësore. Burime të AlbEu konfirmojnë se kandidati kryesor është profesori dhe neurokirurgu i njohur, Kita Sallabanda, një figurë me karrierë të gjatë brenda dhe jashtë vendit.

Sallabanda ka lindur në Tiranë më 17 janar 1959 dhe ka shtetësi shqiptare dhe spanjolle.

Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, ai u specializua në neurokirurgji në Barcelonë dhe më pas në radiokirurgji në Universitetin Karolinska të Suedisë.

Në Shqipëri ka punuar si neurokirurg në QSUT “Nënë Tereza” deri në vitin 2000, ndërsa më pas e ka zhvilluar karrierën në Spanjë, ku është angazhuar në spitalet “San Francisco de Asis” dhe “San Carlos” në Madrid.

Aktualisht drejton shërbimin e neurokirurgjisë në spitalin “Virgen del Mar” në Madrid dhe është profesor i asociuar në Universitetin Complutense të kryeqytetit spanjoll.

Sallabanda ka mbi dy dekada eksperiencë si mjek dhe pedagog, është autor i dhjetëra botimeve shkencore dhe librave të specializuar në radiokirurgji, si dhe ka marrë pjesë në mbi 100 konferenca ndërkombëtare.

Ai ka mbajtur edhe pozicione drejtuese në shoqata profesionale, përfshirë atë të Radiokirurgjisë në Spanjë dhe Shoqatën Ibero-Latin-Amerikane të Radiokirurgjisë.

Në aspektin publik, ai është nderuar me medaljen e artë nga Akademia Mbretërore e Mjekësisë në Spanjë dhe me “Ordenin e Meritës Civile” nga Mbreti Juan Carlos. Sallabanda ka shërbyer gjithashtu si Konsull Nderi i Spanjës në Shqipëri dhe ka koordinuar ndihmat humanitare të këtij vendi gjatë luftës së Kosovës.

Emërimi i tij pritet të sjellë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë një profil të spikatur profesional, me eksperiencë ndërkombëtare dhe lidhje të forta me botën akademike e mjekësore europiane.

Krahas tij që është kandidatura kryesore e Ramës, një alternativë tjetër është dhe Prof.Dr.Evis Sala, e njohur gjerësisht në Britaninë e Madhe dhe Itali. Sala është angazhuar vitet e fundit në post drejtues në njëuniversitet të njohur jopublik në Tiranë./albeu.com

të fundit

Two arrested in Çegran and Gostivar for assaulting wife and former partner

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin e Gostivarit, të dyshuar për dhunë fizike ndaj bashkëshorteve dhe ish-partnereve…

5 minutes ago

OBRM-PDUKM raises suspicions of BDI and LSDM business interests behind Alta Banka’s entry into North Macedonia

Partia në pushtet OBRM-PDUKM pretendon se pas hyrjes së “Alta Banka” në tregun financiar të Maqedonisë së Veriut qëndrojnë interesa…

5 minutes ago

Rafah Brigade commander linked to planning October 7 attack killed in Israeli strike

Samir Abu Younis, komandant i Brigadës Rafah, u vra në një sulm ajror izraelit në Gazën jugore, sipas një deklarate…

5 minutes ago

Jordania dënon me vdekje tre autorët e sulmit ndaj kishës ortodokse, ku u vranë nëntë persona

Drejtësia jordaneze dënoi sot me vdekje tre persona të shpallur fajtorë për një sulm vdekjeprurës ndaj një kishe ortodokse në…

5 minutes ago

Isni Kilaj heads to The Hague: “I expect justice” from November 17 verdict

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, njëherësh ish-pjesëtar i UÇK-së, ka njoftuar se sot është nisur për në Hagë, dy ditë…

5 minutes ago

Dy të arrestuar në Çegran dhe Gostivar për dhunë ndaj bashkëshortes dhe ish-partneres

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin e Gostivarit, të dyshuar për dhunë fizike ndaj bashkëshorteve dhe ish-partnereve…

8 minutes ago