Dy persona janë vënë në pranga nga Policia pasi dëmtonin Tomorrin për të nxjerrë pllaka dekorative.
Sipas uniformave blu janë arrestuar D. L., 26, vjeç, administrator i një subjekti që i është revokuar licenca e ushtrimit te aktivitetit, S. K., 40 vjeç, , punonjës i një subjekti dhe është shpallur në kërkim . Q., 61 vjeç,
administratori i subjektit.
None found
Njoftimi i Plotë
Vijon kontrolli për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme që shkakton dëmtime në malin e Tomorit.
Ushtronte aktivitetin e nxjerrjes së pllakave dekorative edhe pse i kishin pezulluar licencën, kapet dhe vihet në pranga administratori i firmës.
Gjatë kontrollit është vënë në pranga edhe një punonjës i një subjekti tjetër të përpunimit të gurit, ndërsa administratori i këtij subjekti është shpallur në kërkim.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
•D. L., 26, vjeç, banues në fshatin Novaj, Skrapar, administrator i një subjekti që i është revokuar licenca e ushtrimit te aktivitetit, me objekt veprimtarie “Grumbullim, përpunim dhe tregtim i gurëve dekorativë”;
•S. K., 40 vjeç, banues në Poliçan, punonjës i një subjekti;
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi S. Q., 61 vjeç, banues në Tiranë, administratori i subjektit.
Arrestimi i dy shtetasve dhe shpallja në kërkim e administratorit u bë pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në bashkëpunim me punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura Berat, në aksin dytësor Novaj–Pronovik, në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit”, kanë konstatuar me dy mjete, njëri pa targa, të ngarkuar me pllaka guri dekorative, të nxjerra në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.
Dyshohet se këta shtetas materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme në këtë zonë e tregtonin duke pasur aktivitetin me status të pezulluar dhe me fatura fiktive.
Materialet iu referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ‘’Fshehja e të ardhurave’’ dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. /albeu.com/
Përzgjedhësi gjerman i Kosovës, Franco Foda pritet t’i besojë skemës 3-4-3 në përballjen e sotme (e shtunë) ndaj Izraelit në…
Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të shtuara sigurie për ndeshjen e sotme (e shtunë) në “Fadil Vokrri”, duke paralajmëruar…
Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare ‘Liga e Kombeve’ në…
Reshjet e dendura të shiut vijojnë të shkaktojnë probleme në disa zona të Italisë, veçanërisht në rajonin e Toskanës. Një…
Vivienne Jolie, vajza 18-vjeçare e aktorëve të famshëm Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka ndarë për herë të parë publikisht…
Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare ‘Liga e Kombeve’ në…