Administratori i një lokali në Fier është gjobitur me 1 milionë lekë gjobë pasi ka lejuar zhvillimin e një dasme në kundërshtim me aktin normativ kundër Covid-19.
63-vjeçari është ndëshkuar nga policia në kuadër të kontrolleve të ushtruara për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
None found
“Policia e Fierit ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, administratorin e një restoranti dasme, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1 restorant dasme në Fier që ushtronte aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.
Për subjektin në fjalë, me administratorë shtetasin F. V., 63 vjeç, banues në Fier, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.
Policia e Fierit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19″, njofton policia.
Kosova dhe Republika e Irlandës do të përballen sërish sonte, kësaj radhe në Dublin, në ndeshjen vendimtare të Grupit B3…
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit për dënimin me 12 vite burg të biznesmenit italian Francesco…
MPB Maqedoni njofton se sot (17 nëntor) e ka ndaluar një 18-vjeçar nga Radiovca, i cili dyshohet për denoncim të…
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet të martën për shkak të mungesës së kuorumit. Këtë e bëri…
Në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Mefail Bajqinovci, së bashku me anëtarët e…
Qumështorja VITA ka reaguar pas dyshimeve të fundit për tejkalim të nivelit të lejuar të aflatoksinës M1 në një lot…