Categories: Uncategorized

COVID-19/ Mjeku Kalo: Rrini në shtëpi, jeta është më e çmuar!

Mjeku infeksionist,Tritan Kalo ka përsëritur edhe një herë lutjen drejtuar shqiptarëve për të qëndruar në shtëpi.

Kjo lutje shkon edhe për ata që janë në vështirësi ekonomike, duke theksuar se është i vetëdijshëm për këtë fakt, por mbi të gjitha jeta e njeriut është më e çmuar.

Të lidhura

None found

Një falenderim për bluzat e bardha, por pa harruar policinë, e cila është në terren çdo ditë për të monitoruar zbatimin e masave.

“Kurdoherë me ju dhe për ju….Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, QSUT, 28.03.2020….Bashkëqytetarë, ju lutem, ju lutem vejani veshin këshillave tona….mos dilni në asnjë mënyrë nga shtëpitë tuaja pa ndonjë arsye madhore për shëndetin….

E dimë që shumë prej jush janë në vështirësi ekonomike, por jeta e juaj është më e vlefshme se gjithçka….kjo ëndërr e keqe me emrin COVID-19 një ditë do të kalojë, por jetët tuaja të paçmimta askush nuk mundet tua rikthej….

Dita nis për së mbari me dy infermierët e turnit në Pavjonin e parë, Anxhela dhe Mandi, të dy plot dëshirë dhe vullnet për t’ju shërbyer të sëmurëve tanë….kurrë nuk mundet të harrohet në këto ditë edhe kontributi i Policisë së Shtetit, të cilët po sakrifikojnë jo pak për të ruajtur rendin rreth ngrehinës së Covid-19, sikundër konvencionalisht njihet tashmë, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive….

Së bashku ne do t’ia dalim mbanë me siguro, ndaj ju lutem, na dëgjoni dhe mbi të gjitha mos nguroni të dëgjoni zërin e Ndërgjegjes suaj…. Vetndërgjegjësohuni”, shkruan Kalo.

të fundit

Mazari: Do të luaja edhe portier për Elbasanin, synimi im është ndeshja e radhës

Atdhe MazariAtdhe Mazari rezultoi protagonist te Elbasani në sfidën ndaj Laçit, ku ishte autor i dy golave në fitoren me përmbysje…

4 minutes ago

Gërvalla calls for a swift and full investigation following tragedy in Demiraj

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy...…

12 minutes ago

Ahmeti after victory in Bërvenica: This place belongs to indigenous Albanians

Kryetari BDI-së Ali Ahmeti, ishte i pranishëm në Bërvenicë ku mbajti fjalim pas fitores së Arkin Jahijit. Ai tha se…

12 minutes ago

Arkin Jahiji after victory in Brvenica: This result was achieved together

Arkin Jahiji ka folur pas fitores në Komunën e Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat u mbajtën sot (1…

12 minutes ago

Stojanoska: VLEN became a “Trojan Horse” in favor of DUI

Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Dafina Stojanoska, akuzoi koalicionin VLEN se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë mbështeti kandidatin…

13 minutes ago

Father embraces Arkin Jahiji and congratulates him on victory in Brvenica

AKI dhe kandidati i tyre për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji kanë shpallur fitore në zgjedhjet e jashtëzakonshme.Pas…

13 minutes ago