Categories: Uncategorized

100 ditë luftë me COVID-19, Tritan Kalo tregon sfidat

Mjeku Dritan Kalo ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku ka përshkruar 100 ditët në punë në luftë ndaj COVID-19.

Ai përshëndet hapjen graduale, por kërkon kujdes të madh, pasi rreziku vazhdon që të jetë i dukshëm.

Të lidhura

None found

Postimi i plotë

10.05.2020….DITA e 100-të e PUNËS në vijimësi, fillimisht asaj përgaditore dhe pas 8 Marsit 2020, ditës së konfirmimit zyrtar të 3 rasteve të para, në përballjen direkte me të sëmurët e hospitalizuar me Sars-Cov2/Covid-19….100 ditë të pa shkëputura nga njëra tjetra prej pauzave fundjavore…..Pas kontaktit që herët në mëngjes me të sëmurët vijon dita me një bisedë në sheshin para Urgjencës së Shërbimit Infektiv/Covid-1 me kolegët, kuptohet duke respektuar distancimin fizik…PUNA në GRUP është kyçi i artë i suksesit në situata të tilla dhe jo vetëm…..

Punonjësit e Rendit janë aty 24 orë rresht, që nga dita e parë dhe ata kurdoherë përkujdesen, për ruajtjen e rregullave të kuarantinimit të këtij objekti….KËNAQËSINË ditës ja shtoj dalja e Besnikut dhe rikthimi i tij në Shkodrën-loce….Pacient shëmbullor në durimin dhe forcën e tij në përballjen jo pak sfiduese me këtë sëmundje, si dhe mjaft fisnik në mirënjohjen e shprehur ndaj përkujdesit tonë…

Të shkuara mik!!!….Bashkëkombas… HAPJA e domozdoshme dhe graduale e vendit, rigjallëron si mëndjet edhe energjitë tuaja fizike, i jep oksigjenim ekonomisë, ul papunësinë si dhe përmirson gjëndjen financiare të gjithkujt, POR kjo hapje shton edhe rrezikun e kontaktit me personat ende të infektuar asimptomatik me Sars-Cov2/Covid-19….KUJDES dhe vetëm KUJDES…Vijoni të respektoni veten dhe ata që gjallërojnë rreth jush….Zbatoni pa asnjë hezitim këshillat tona….JETA do vijojë por në kushtet kur jo gjithshka mundet të jetë si më parë…..Ju lutem….

MOS u shqetsoni apo brengosuni aspak për faktin se vëreni në TV, shtypin e shkruar apo në rrjetet shoqërore dukurinë se: MIRË që Covid-19 po “ngordh” pak-nga pak, POR ç’dreqin kanë këta gjithollogët analistë, që NUKU po na lënë rehat???…JETA e gjithkujt ndaj është e bukur të jetohet e përballesh me vështirësitë e saj, sepse ajo është mjaft e variueshme dhe në të përjetohen si gëzimet po ashtu edhe brengosjet që e përditëshmja i ofron asaj…Me MIRËKUPTIM dhe me MIRËBESIM reciprok, ne me siguri do ja dalim të fitojmë ndaj sfidës COVID-19!!!

të fundit

LSDM akuzon Mickoskin: Po helmohet e gjithë Maqedonia

"Gostivar. Krushevë. Vallandovë. Bulaçan. Plasnicë. Leshkë. Preglovë. Mavrovë. Pas shtatë qyteteve me ujë helmues, pas Lepencit dhe Vardarit, pas Bashino…

7 minutes ago

Karim Adeyemi synon triumfin në Ligën e Kampionëve: Kjo është ëndrra ime

Sulmuesi i ri i Barcelonës, Karim Adeyemi ka riafirmuar se fitimi i Ligës së Kampionëve mbetet objektivi i tij kryesor…

7 minutes ago

Flakët godasin Evropën Jugore, tre zjarrfikës vdesin në Greqi teksa Spanja, Franca dhe Turqia përballen me vapë ekstreme

Tre zjarrfikës kanë humbur jetën gjatë përballjes me zjarret masive që kanë përfshirë Greqinë, ndërsa vala e të nxehtit dhe…

7 minutes ago

Goretzka i ofrohet Barcelonës, Deco merr një vendim të papritur

Ylli gjerman Leon Goretzka i ka ofruar shërbimet e tij Barcelonës gjatë orëve të fundit, duke shfrytëzuar marrëdhënien e veçantë…

19 minutes ago

LDK-ja mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm, 355 delegatë votojnë për të ardhmen politike të Abdixhikut

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm, ku 355 delegatë do të votojnë për të vendosur nëse…

25 minutes ago

Dinamo luan SONTE gjithçka për kualifikimin në “Elbasan Arena”

Conference League, logoja e Dinamos dhe Ilir DajaDinamo e Ilir Dajës do të zbresë mbrmjen e sotme në fushën e…

25 minutes ago