“Ju lutem që edhe ju të gjithë të zbatoni në të mirën tuaj, të fëmijëve, të prindërve, të të afërmve tuaj POR edhe të atyre që gjallërojnë përreth…”
Duke sjellë rastin personal, Kalo shkruan se nuk është prekur asnjëherë nga Covid-19 dhe kjo fal masave të marra.
None found
Ai u bën apel të gjithë qytetarëve që të ruajnë veten dhe të tjerët për përballimin e kësaj situate.
Postimi i plotë:
KOHË KOVIDIANE….NUKU është kurrë vonë për të bërë gjëra të dobishme…Fola dhe folëm….Dëgjova dhe dëgjuat….Zbatova këshillat e udhëzimet e profesionistëve që dëgjova e lëçita, e fatmirësisht edhe pse në grykën e zjarrit të Sars-Cov2/Covid-19 gëzoj shëndet të plotë e nuk jam prekur prej tij….
JU LUTEM që edhe ju të gjithë të zbatoni në të mirën tuaj, të fëmijëve, të prindërve, të të afërmve tuaj POR edhe të atyre që gjallërojnë përreth, vetëm e vetëm ato çka dëgjoni prej PROFESIONISTËVE qofshin ata Infeksionistë, Epidemiologë, Virologë, Imunologë, Reanimatorë, Mjek të Familjes, Mjek të Shëndetit Publik, etj, etj….LARG veshëve dhe veprimeve tuaja ato çka dëgjoni prej Gjillollogëve të çdo fushe përfshirë jo rrallë edhe ata/ato të mjekësisë….
Nuk ka asgjë të pamundshme në këtë virane botë ku ne jetojmë kur bëhen bashkë MIRËBESIMI, MIRËKUPTIMI dhe BASHKËVEPRIMI mes jush e nesh, ruajtësve dhe përkujdesësve të shëndetit tuaj….JETA e gjithkujt prej jush është e paçmimtë….SHQIPËRIA jonë e ka të nevojshme në çdo kohë kontributin e secilit prej jush…KEMI ENDE shumë udhë për të bërë në sfidën ndaj Sars-Cov2/Covid-19, ndaj ju lutem si miku, vëllai e mjeku i juaj, që të përkujdeseni edhe më shumë e për çdo çast për veten tuaj….Ka dritë jeshile në fund të tynelit, por udha për të mbërritur aty është ende e gjatë….Together forever!!!
Kombëtarja e Shqipërisë është e fokusuar në afrimin e dy talentëve që po shkëlqejnë në Zvicër, pra atë të Vaduzit…
Të paktën 22 të burgosur politikë në Bjellorusi po mbahen në spitale psikiatrike, ku u nënshtrohen trajtimeve të detyrueshme pa…
Një protestuese e pranishme para Kryeministrisë ka mbajtur një fjalim të ashpër, duke kundërshtuar mënyrën se si Policia e Shtetit…
Kreditë në Maqedoninë e Veriut po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, ndërsa qytetarët dhe kompanitë përballen me norma më…
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Rogert Sterkaj, feston sot një ditë të veçantë, 40-vjetorin e lindjes. Ka qenë vetë…
Demokratët Europianë kanë reaguar lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për pretendimet…