“Nga data 12 mars, deri tani sipas burimeve zyrtare, por të pashpallura, sepse jemi në kushtet e mungesës së transparencës, raportohen mbi 54 mijë punonjës të larguar nga puna…”
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një konference online me gazetarët deklaroi se nga 12 marsi dhe deri më sot janë larguar nga puna mbi 54 mijë punonjës.
None found
Kreu i PD-së pohoi për herë të parë këtë fakt, ndërsa tha se në këto momente mungon transparenca.
“Nga data 12 mars, deri tani sipas burimeve zyrtare, por të pashpallura, sepse jemi në kushtet e mungesës së transparencës, raportohen mbi 54 mijë punonjës të larguar nga puna.”, tha Basha.
“Ekonomia duhet të mos kalojë në koma. Pamjet që na shfaqen në media janë të tmerrshme. Qytetarë që humbin vendin e punës, që shkaktojnë një situatë, ku mijëra familje në nevojë nuk kanë marrë ndihma financiare dhe as paketa ushqimore.
Po rritet numri i familjeve që nuk marrin ndihma. Autoritetet duhet të shpërdajnë paratë ose ushqimet. Të bëhet lista me ata që përfitojnë. Transparenca na jep mundësinë të shikojmë se kush ka përfituar dhe kush jo. Qeveria është e vonuar në ndihmat që jep.
Synimi duhet shpallur është që të ketë masa shtesë e biznesi të mos detyrohet të largojë njerëzit nga puna. Thirrja për të paguar punëtorët në kohë pandemie është thirrje për falimentim. Shqiptarët duhet t’ua japësh sigurinë e daljes nga karantina, pa asnjë rrezik të shtuar.
Beteja është më virusin. Virusi luftohet, njerëzit ndihmohen. Qeveria të jep përshtypjen sikur po lufton njerëzit. Duhet një plan i organizuar që duhet të nxirret publikisht. Nuk thuhet e vërteta e plani duhet të bëhet publik, sepse vetëm e vërteta do të na clirojë.
Vendi ka nevojë për plan strategjik për të dalë nga situata e pandemisë së Covid-19. Pa plan strategjik, ekonomia jonë e brishtë do të ketë probleme. I bëj thirrje qeverisë që të rrisë fondin e emergjencës. Koha nuk pret”, u shpreh Basha.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës janë mbledhur sërish sot në sallën plenare të Kuvendit, ku drejtuan…
Tre leje për instalimin e ashensorëve dhe shtatë leje për sistemin kapot janë miratuar në kuadër të Programit të Fondit…
Një tjetër vatër zjarri është aktivuzar në kodrat e fshatit Kot, në bashkinë Selenicë. Flakët vijojnë të përparojnë në terren,…
Një natë e frikshme për ish-paparacin italian Fabrizio Corona, i cili është përballur me një tentativë zhvatjeje dhe kërcënime ndaj…
Kryeministri Edi Rama, ka shprehur skepticizëm për mënyrën se si mund të vijojë procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…
Karim Benzema nuk do t'i bashkohet Barcelonës pas largimit nga Al-Hilal, sipas gazetarit të transferimeve Fabrizio Romano.Ish-sulmuesi i Real Madridit…