Categories: Uncategorized

Përfitojnë edhe të larguarit nga puna, zgjerohet lista për pagën 40 mijë lekë

Është zgjeruar lista e të punësuarve që mund të përfitojnë nga paketa e dytë financiare për pagën prej 40 mijë lekëshe. Tashmë mund të përfitojnë të gjithë individët që janë larguar nga puna midis datës 1 mars dhe 17 maj.

Në këtë mënyrë zgjidhet ngërçi për shumë persona që nuk po arrinin të përfitonin nga kjo paketë, për shkak të kufizimit që ishte vendosur që data e largimit nga puna duhet të ishte maksimumi deri në 10 prill.

Të lidhura

None found

Në Fletoren zyrtare është botuar një ndryshimi në aktin normativ PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 305, DATË 16.4.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE, TË DOKUMENTACIONIT DHE TË MASËS SË PËRFITIMIT TË NDIHMËS FINANCIARE PËR TË PUNËSUARIT AKTUALË DHE PUNONJËSIT E LARGUAR NGA PUNA SI PASOJË E COVID-19”

Ky ndryshim përcakton “Dhënie ndihme financiare, prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh, për ish-të punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.”.

Nryshimet parashikojnë gjithashtu që “Në rastet e mosaplikimit nga ana e subjektit, ndihma financiare për të punësuarit apo ish-të punësuarit do të jepet menjëherë pas miratimit nga administrata tatimore. Miratimi kryhet pas verifikimit të kritereve bazuar në të dhënat që administrata tatimore disponon apo të dhënave që të punësuarit apo ish-të punësuarit do të dorëzojnë.

Të dhënat që do të dorëzohen janë të njëjta me ato të paketës së parë.

Afati për dorëzimin e këtyre të dhënave është deri në datën 5 qershor 2020.”

Deri tani, nga paketa e dytë financiare kanë përfituar rreth 108 mijë persona, nga 176 mijë që ishte parashikuar në momentin që u prezantua kjo paketë.

Ndryshime të tjera në VKM

“Të punësuarit apo të ish-punësuarit, të cilët përfitojnë ndihmën financiare sipas këtij vendimi, përjashtohen nga përfitimi njëkohësisht nga paketat e mbështetjes shtetërore të pagesës së ndihmës ekonomike si dhe të pagesës të së ardhurës nga papunësia, mbështetur në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, sipas të cilit nuk lejohet përfitimi në të njëjtën kohë nga dy skema të mbështetjes shtetërore.

Për të gjithë aplikuesit për pagesë papunësie, të cilët kanë plotësuar dosjen brenda kritereve ligjore dhe kanë fituar statusin e përfituesit të pagesës së papunësisë, nuk humbet e drejta për përfitim të pagesës së papunësisë, por lëvrimi i pagesës së papunësisë do të fillojë pas mbarimit të skemës sipas këtij vendimi, nëse do të jenë ende të papunë./Monitor

të fundit

Gadi Eisenkot, gjenerali që kërkon të mposhtë Netanyahun: nga humbja e djalit dhe dy nipërve në Gaza te Doktrina Dahiya

Ai nuk ka aftësitë komunikuese të Benjamin Netanyahut dhe as reputacionin e një politikani që di të manovrojë në korridoret…

1 minute ago

Ilire Dauti responds to Dimitrievski: Albanians make up more than half the number of Macedonians

Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili, sipas…

1 minute ago

Kumanovo hospital plans to hire 20 medical residents by the end of the year

Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës paralajmërojnë punësimin e 20 specializantëve të rinj, edhe atë deri në fund të këtij…

2 minutes ago

Toxic waste scandal, Albchrome administrator steps down

Shpërthimi i skandalit të rëndë mjedisor në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan ka sjellë lëvizje në piramidën drejtuese të kompanisë…

2 minutes ago

Nudism, adult games and strict rules: how the unusual Caribbean cruise will unfold

Një prej kroçerave më të pazakonta në botë pritet të nisë udhëtimin më 9 nëntor nga PortMiami, në Florida të…

2 minutes ago

Clashes with students at protest prompt Berisha to call for opposition unity in local elections

Deputetët e opozitës edhe gjatë protestës së djeshme u përballën me refuzimin e studentëve.  Por numri një i PD doktor…

3 minutes ago