Categories: Uncategorized

Çfarë është Amianti? Lënda e rrezikshme që u tentua të groposej në Shqipëri

Amianti është një fibër natyrale që përdoret për ndërtime, por mjaft i rrezikshëm për shëndetin, arsye pse është rreptësisht i ndaluar dhe me ligj në Evropë e më gjerë, por edhe në Shqipëri.

Amianti, një ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve kancerogjene, është përdorur për të ndërtuar kryesisht tavane të vjetra, apo iziolime termike apo kundërzjarre, por tashmë është i ndaluar me ligj. Amianti, azbesti, eterniti cilësohet me emra të ndryshëm dhe fakt është se të gjithë e njohin.

Të lidhura

None found

Prezenca e amiantit në objekt ose në materiale, kur ai është i izoluar, nuk shkakton rrezik për njeriun. Rreziku rritet kur ai lirohet në ajër, nga dëmtimet e ndryshme të materialeve, e posaçërisht të atyre që janë të thyeshme.

Përmes organeve të frymëmarrjes këto fibra futen në mushkëri. Ato qëndrojnë përgjithmonë ne organizëm dhe janë me pasoja fatale për njeriun. Prej kohës kur njeriu i ekspozohet fibrave të asbestit e deri në diagnostifikimin e sëmundjeve, është një kohë relativisht e gjatë.

Por kur ato diagnostifikohen, janë me pasoja fatale për njeriun dhe është shumë vonë të ndërmerret diçka për përmirësimin e gjendjes. Praktikisht, personat e ekspozuar ndaj këtyre fibrave, nuk kanë simptoma akute, të cilat do të konfirmonin futjen e fibrave në organizëm, por që nga momenti ku ato absorbohen nga trupi, ato fillojnë punën e tyre shkatërruese.

Sëmundjet që shkaktohen nga ekspozimi ndaj fibrave të asbestit, këtij materiali të rrezikshëm, janë: Asbestoza, Kanceri Mesotelioma, Kanceri i vezoreve etj. Amianti në Shqipëri ka pasur një përdorim të gjerë në vitet ’60 dhe një pjesë e mirë e objekteve me këtë element i mbajmë të trashëguara edhe sot. /shqiptarja.com

të fundit

Shqiptarët ndër vendet me akses më të lartë në internet, të fundit për aftësitë digjitale

Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjitale të shteteve të…

13 minutes ago

Presidenti Trump njofton zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit me tre javë

Në një postim në platformën Truth Social, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit…

36 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 80.9 lekë, në shitje me 82 lekë. Euro, do…

42 minutes ago

Kushte atmosferike të qëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit, 24 Prill 2026

Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në të gjitha qarqet…

51 minutes ago

Horoskopi 24 Prill 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…

9 hours ago

U kthye si protagonist në momentin e duhur, Muçi tregon vuajtjet: Dy javë nuk mundesha as të ecja

Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…

9 hours ago