Kryedemokrati Luzlim Basha në një deklaratë të bërë nga selia blu, tha se qeveria nuk po i përgjigjet me masa, të gjithë sakrificës së bërë nga qytetarët në këto javë. Basha rikërkoi mbylljen e fasonerive që sipas tij kanë nisur të preken masivisht nga Covid 19.
“Shteti nuk po i përgjigjet sakrificës së madhe të qytetarëve. Qytetarët e kryen sakrificën e tyre, tani shteti të shpërndajë mbështetje financiare të menjëhershme. Qeveria improvizon, s’ka as plan, as strategji.
None found
Fasoneritë kanë nisur të preken masivisht nga Covid-19. Qytetaret u urdhëruan të rrinë në shtëpi, bizneset u mbyllen, por njerëzit nuk i kanë marrë akoma lekët e tyre.
Bizneset po mbyllin mijëra vende pune, sepse nuk kanë asnjë mbështetje nga qeveria”, tha Basha. Ndërkohë kreu i PD-së tha se qeveria i neglizhoi masat për të siguruar teste dhe kite.
“Qeveria neglizhoi masat për sigurimin e kiteve dhe paisjeve mbrojtëse dhe po bën tendera sekretë dhe korruptivë. Koha nuk pret, po thellohet kriza ekonomike. Të lëvrohet menjëherë mbështetja financiare për njerëzit dhe bizneset”, tha më tej kreu i PD-së.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka vlerësuar se zgjedhjet parlamentare në Serbi kanë rëndësi të veçantë për shqiptarët…
Sot (e diele) do të zhvillohen dy sfida interesante në kuadër të Superligës së Kosovës.Vëmendja padyshim do të jetë në…
Hansi Flick ka përgatitur një plan taktik për ta ndalur Kylian Mbappen në El Clasicon e së dielës, më 25…
Çështja e sigurisë së Kosovës dhe ndikimi i politikave të Serbisë në stabilitetin e rajonit vazhdojnë të mbeten ndër temat…
Protestat e studentëve dhe të rinjve kundër qeverisë së Edi Ramës kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, përfshirë edhe gazetën…
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, 18 lista zgjedhore me gjithsej 2,418 kandidatë garojnë për 250 vende në Asamblenë…