“Opozita mbështet me të gjitha format e mënyrat protestat e qytetarëve për të kërkuar e fituar të drejtat e tyre e për ti dhënë fund dështimit nga qeveria…”
Lulzim Basha thotë se opozita do të mbështesë me çdo formë dhe mënyrë protestën e qytetarëve shqiptarë që kërkojnë të drejtat e tyre në këtë gjendje të krijuar për shkak të koronavirusit, pasi qeveria ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore, për të cilën kreu i PD thotë se kryeministri nuk po e bën detyrën që rrjedh prej saj.
None found
A i sheh opozita si opsion protestat si në Brazil ku edhe presidenti iu bashkua qytetarëve?
Basha: Janë dy gjëra që s’duhet të ngatërrohen, mbështesim, inkurajojmë e do t’i japim kurajo protestës së drejtë të qytetarëve që tashmë ka nisur, për të drejtat e tyre, s’kërkojnë lëmoshë, e ka detyrim shteti, ai urdhëroi mbylljen e biznesit.
Ligji i fatkeqësive natyrore e ka të shkruar që për cdo dëm material financiar që u vjen qytetarëve shteti duhet ti përgjigjet me ndihmë financiare.
Edhe për ato pak para që ka ndarë me pikatore që nuk përbëjnë asnjë përqindje të nevojës. Pyetja sot është ku janë lekët e taksave të rritura të shqiptarëve. Taksat e cmimit të energjisë, të naftës, pse nuk u vihen sot në dispozicion njerëzve?
Dëgjojini ato zonja, flasin për të gjitha zonjat e Shqipërisë që kanë ngelur në baltë. Janë të parat që përballen me mungesën e bukës për vogëlushët.
Opozita mbështet me të gjitha format e mënyrat protestat e qytetarëve për të kërkuar e fituar të drejtat e tyre e për ti dhënë fund dështimit nga qeveria.
Ajo që nuk do bëjmë është të shfrytëzojmë këtë zemërim popullor të drejtë për interesat tona politike, por do mbështesim gjithë qytetarët në kërkimin e të drejtave të tyre.
I thua rri në shtëpi e nuk i tregon planin që ke për ta nxjerrë vendin nga kriza, i thua rri në shtëpi e nuk i jep një kacidhe, bëhet e gjitha që dhjetra veta të marrin qindra milionë euro të taksave të shqiptarëve, Rama këtë mundohet ta kalojë me sulme ndaj opozitës”.
Leo MessiIsh-trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, ka mbajtur qëndrim të fortë kundërshtues me atë çka po prodhon Argjentina në këtë…
Komisioni Europian ka publikuar raportin e vitit 2026 për situatën e sundimit të ligjit në Shqipëri, ku vlerësohet se vendi…
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka bërë publike një video të deklasifikuar, ku paraqitet sulmi i forcave amerikane ndaj një…
Vetëm pak ditë pasi u shfaqën së bashku në një foto nga ambientet e “Top Arena”, Brikena dhe Mateo kanë…
Këshilli i Prokurorëve Publikë vendosi që në muajin gusht të shpallë konkursin për zgjedhjen e prokurorit të ri publik në…
Jude Bellingham u pa duke kritikuar një bashkëlojtar pasi Anglia pësoi një humbje të dhimbshme ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e…