Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar në studion e emisionit “Opinion” deklaroi se ngjarjet e fundit kriminale që po ndodhin në vend janë shqetësuese dhe duhet të marrin vëmendjen që meritojnë.
Ai i krahasoi vrasjet e fundit në vend me një reformë që po ndodh në botën e krimit ndërsa kallashnikovin e krahasoi me vetingun në dorën e njerëzve të përfshirë në këtë botë.
None found
Më tej ai tha se prej një viti e gjysmë disa të rinj po marrin drejtimin e grupeve kriminale kryesore në vend.
“Jemi në një fazë që nga një anë e kemi mendjen tek reforma në drejtësi ndërsa nga ana tjetër në botën e krimit po ndodh reforma e vërtetë në drejtësi. Vetingu i tyre është kallashnikovi. Ka një vit e gjysmë që po ndodh një ndryshim rrënjësor në botën e krimit. Janë disa të rinj që po marrin drejtimin e grupeve që kanë dominuar gjatë këtyre viteve dhe kjo po ndodh nga Vlora deri në Shkodër.”, deklaroi Artan Hoxha.
Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të shtunën, në orën 10:30, në zonën e Gjirit të Lalzit. Në qendër…
Hossam Hassan nuk është më trajner i ekipit kombëtar të Egjiptit. Federata Egjiptiane e Futbollit ka ndërprerë bashkëpunimin me ish-trajnerin,…
Pas humbjes së ngushtë 4:3 të premten e shkuar në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës në futsall synon revanshin ndaj Italisë,…
Pas mungesave tashmë të konfirmuara te Kombëtarja e Kosovës në futboll për duelet e këtij muaji në Ligën e Kombeve,…
Përmes postimit të fundit në rrjetet sociale, klubi i Skënderbeut ka dhënë informacione për gjendjen shëndetësore të presidentit Ardjan Takaj…
Shtetet e Bashkuara kanë zhvendosur avionët ushtarakë nga një bazë e dytë ajrore në Britaninë e Madhe, mes shqetësimeve për…