Për të gjithë pasagjerët që kanë për të udhëtuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt destinacioneve të tjera – përveç Italisë, fluturimi drejt të cilave është anulluar – duke nisur nga dita e nesërme, më 13 Mars 2020, ora 06:00 e mëngjesit dhe deri në mesnatën 00:00, janë të lutur që të kenë me vete, të printuar ose foto, biletat e tyre të udhëtimit.
Një njoftim i Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar (AAC) citon se “bileta si evidencë e udhëtimit është e domosdoshme nëse dëshironi të arrini fluturimin tuaj”.
None found
AAC këshillon pasagjerët se duhet të marrin parasysh që në kushtet e kufizimit të qarkullimit, të nisen më herët, për të bërë të mundur arritjen në kohë në aeroport.
AAC saktëson se vetëm një familjar mund të shoqërojë pasagjerin në aeroport, gjithmonë duke patur me vete biletën e udhëtimit apo një foto të saj, si dhe pasaportën, ndryshe Policia e Shtetit nuk do ta lejojë kalimin, këshillohet nga AAC.
Ndërkohë më tej, në njoftimin e Policisë së Shtetit, thuhet se të gjithë qytetarët të cilët mund të përdorin aeroportin e Rinasit, duhet fillimisht të konfirmojnë pranë sallave operative nëpërmjet numrit 112 ose 129, orarin e lëvizjes në drejtim të Rinasit, linjën e fluturimit, si dhe kohën e lëvizjes.
“Në rast se nuk do të jenë bërë këto njoftime paraprakisht në sallat operative, pra nëpërmjet numrit 112 dhe 129, orari i fluturimit, bileta dhe personi i cili do të fluturojë, nuk do të lejohet të lëvizw në asnjë nga akset rrugore dhe do të ndëshkohet, duke respektuar qoftë dispozitat e Kodit Rrugor, por njëkohësisht edhe sanksionet e tjera të cilat kanë dalë në zbatim të situatës së emergjencës së cilës ne po kalojmë”, përcakton njoftimi.
Ky kufizim hyn në fuqi nesër, e Premte 13 Mars, ora 06:00 e mëngjesit, deri në mesnatën 00:00 të së Dielës 15 Mars 2020.
Në pikën kufitare të Tabanocit, te një shtetas hungarez janë zbuluar 200.000 euro, të cilat ai ishte përpjekur t’i fuste…
Fluksi i udhëtarëve në pikat e kalimit kufitar të Kosovës është shtuar gjatë orëve të pasdites, ndërsa në disa vendkalime…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me homologun e tij malazez, Milojko Spajiq, në përmbyllje të Samitit të Procesit…
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së së shtunës në Tiranë, ka mbërritur në Romë,…
Momente tensioni janë regjistruar gjatë protestës së 13-të studentore në Tiranë, ku të rinjtë janë përballur verbalisht me efektivët e…
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së së shtunës në Tiranë, ka mbërritur në Romë,…