Si pasojë e koronavirusit, u anuluan të gjitha fluturimet drejt Italisë së Veriut deri në datën tre prill. Ditën e sotme, autoriteti i Aviacionit Civil ka bërë një njoftim të rëndësishëm ku bën me dije se këta pasagjerë kanë të drejtën e rimbursimit të çmimit të plotë të blerjes së biletës nga ana e kompanisë me të cilën kanë prerë biletën.
Në mënyrë që të përfitojnë nga kjo e drejtë, pasagjerët duhet të vendosin kontakt me kompaninë ajrore me email ose telefon.
None found
Njoftimi
Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) informon të gjithë pasagjerët e prekur nga anulimi i fluturimeve, për shkak të masave të marra në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19, se sipas parashikimeve të Udhëzimit Nr. 01, datë 26.02.2013, “Për Kompensimin dhe Asistencën e Pasagjerëve në Rastin e Mospranimit në Bord të Avionit dhe Anulimit ose Vonesës Gjatë Fluturimeve” pasagjerët:
Kanë të drejtën e një itinerari të ri (një bilete të re të mëvonshme) nga ana e kompanisë OSE kanë të drejtën e rimbursimit të çmimit të plotë të blerjes së biletës nga ana e kompanisë me të cilën kanë prerë biletën.
Për të përfituar të drejtën e tyre, në një nga mënyrat e detajuara më sipër, pasagjerët duhet të vendosin kontakt me kompaninë ajrore me email ose telefon.
Në rastet e mos-përgjigjes nga kompania, pasagjerët kanë të drejtë t’i drejtohen Autoritetit të Aviacionit Civil, në cilësinë e autoriteti kompetent për zbatimin e udhëzimit të të drejtave të pasagjerëve.
AAC, pas marrjes së njoftimit (reklamimit të problematikës me një nga kompanitë) nga pasagjeri, menjëherë do të merr masa të nevojshme për të siguruar respektimin e të drejtave të tyre dhe do të mbajë çdo pasagjer të informuar për statusin e çështjes së tyre.
Adresa ku duhet të kontaktohet me autoritetin është pax@acaa.gov.al
Përfitojmë nga ky komunikim për t’i bërë edhe njëherë thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë këshillat parandaluese të dhëna nga autoritetet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19″
Lirim Kastrati253 ditë [...]Read More...
Protestuesit hedhin gurë në drejtim të Kryesisë së Kuvendit Lajm në përditësim… The post Protestuesit hedhin gurë në drejtim të…
Forcat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit në Tiranë, në ditën e 13-të të revoltës studentore…
REUTERS Protestuesit mbushën rrugët e Tiranës të dielën, disa orë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi masa të reja për të…
Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij për rrezikun që paraqet sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe,…
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës studentore në Tiranë, ka reaguar…