Ministri i Shëndetësisë së Italisë, Roberto Speranza , pas konsultimit me ministrat e punëve të jashtme, të brendshme dhe transportit, nënshkroi një urdhër për ndalimin e hyrjes dhe kalimit në Itali për qytetarë të 13 vendeve, që për 14 ditët e ardhshme duan të qëndrojnë ose të kalojnë tranzit.
Lista është si më poshtë: Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brazil, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kili, Kuvajt, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Oman, Panama, Peru dhe Republika Dominikane.
None found
Për të garantuar një nivel adekuat të mbrojtjes shëndetësore, ministria informon, se gjithashtu janë pezulluar fluturimet direkte dhe indirekte drejt secilit nga vendet më lart . “Në botë, pandemia është në fazën e saj më akute.
Ne nuk mund të rrëzojmë sakrificat e bëra nga italianët në këto muaj. Kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur një linjë maturie maksimale “, nënvizoi ministri. Ndalesa vlen edhe për ata që kanë qëndruar në ato shtete, në 14 ditët e fundit.
Në listën me vendeve të ndaluara është përfshirë nga vendet e Ballkanit edhe Maqedonia e Veriut.
Edhe pse me të njëjtat shifra mbi Covid-19, Shqipëria ndryshe nga Maqëdonia e Veriut, nuk është përfshirë nga Italia në listën e vendeve të ndaluara.
Kujtojmë se BE nuk e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve që duhet të lëvizin lirshëm pas 1 korrikut, kjo për shkak të situatës së shifrave gjatë ditëve të fundit, me Covid 19.
Shqiptarët janë në pritje, që më 15 korrik, kur për vendet e tjera të merret vendimi, të mund të ndizet drita jeshile, që të lëvizin lirshëm edhe për në Francë, Gjermani, Holandë etj.
Spanja dhe Anglia kanë vazhduar me fitore në Grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve, duke e bërë…
Pas 46 vitesh, Shqipëria thyen më në fund tabunë Finlandë! Kuqezinjtë rikthehen te fitorja ndaj nordikëve, duke përsëritur suksesin 2-0…
Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Finlandës, në kuadër të xhiros së pestë për Ligën…
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinjan, e ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një takim në Paris, ku në…
Gazetari Muhamed Veliu, ka zbardhur disa nga skenarët që pritet të shqyrtojë kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së,…
Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike synon të shtojë edhe 400 shërbime të reja elektronike në platformën eKosova brenda dy…