Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka folur lidhur me rritjen e numrit të rasteve të reja me koronavirus në ditët e fundit.
Ai thekson se komplikacionet më të mëdha vijojnë ti paraqesin të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, por shtoi se ka edhe të rinj që kanë nevojë për trajtim spitalor.
Të lidhura
None found
“Moshat e reja janë më të ekspozuar sepse janë në marrëdhënie pune. Moshat e vjetra kanë më shumë kujdes. Graviteti dhe komplikacionet më të mëdha janë te të sëmurët kronikë.
Shtimi i rasteve ka sjellë më shumë raste në spital dhe humbje jetësh. Në kompleks jeta është shqetësuese por nuk është ende problematike”, tha ai.
Duke u bazuar në shifrat e fundit, Pipero mendon se mbajtja e maskës duhet të kthehet në detyrim ligjor dhe në mjedise të hapura.
“Askush nuk e di nëse është pozitiv. Sot bota trembet nga transmetuesit e heshtur. Kam qenë dhe jam kundër maskës në rrugë.
Por që të na bëhet mënyrë jetese duhet të mbahet edhe në rrugë. Një maskë sado e thjeshtë e ul mundësinë e infektimit deri në 95%”, shtoi ai.
