8 euro një makjato, gazetarja kroate publikon faturën: Nga piku i sezonit

Sa herë bie fluksi i turistëve kryesisht, por edhe bë ditë të zakonshme të sezonit turistik, jemi mësuar të ndeshemi me ankesa që kanë të bëjnë me rritjen e çmimeve në resortet turistike por jo vetëm.

Domosdo, rënia e numrit të pushuesve në këto zona ka bërë që edhe në vendin tonë, të përballemi shpesh me ankesat e pushuesve që mbeten të pakënaqur me çmimet, por për rastin për të cilin po flasim nuk ka të bëjë me Shqipërinë konkretisht.

Të lidhura

None found

Në Kroaci nuk ka ndodhur e njëjta gjë, ndërsa një shembull konkret e ka sjellë gazetarja kroate Tanja Novak, ka publikuar në profilin e saj të “Facebook” një faturë, e cila mund të vlerësohet me të vërtetë si e tepruar.

Ajo thotë se ka paguar 6 euro për një kafe ekspres dhe 8 euro për një kafe me qumësht. Pavarësisht se niveli i jetesës në Kroaci është diçka më mirë se në Shqipëri, padyshim që 14 euro për 2 kafe është me të vërtetë një shifër e ekzagjeruar.


Shtuar 15.08.2020 13:14