Categories: Uncategorized

25 vjeçari duke u dridhur në gjyq tregon si xhaxhai i vrau nënën: Nuk kishin lidhje!

Rreth një vit me parë, Lirie Xhepa u vra nga kunati i saj, Dashamir Xhepa i cili fillimisht e ka masakruar me sende të forta e më pas e ka qëlluar me armë zjarri.

Ditën e sotme është mbajtuar seanca gjyqësore, ku djali i viktimës, Marjus Xhepa ka dhënë detaje nga sherret mes familjeve si dhe ka kërcënuar autorin, xhaxhain e tij.

Të lidhura

None found

“Marrëdhëniet me xhaxhain kanë qenë shumë të këqija, ai është zënë me të gjithë njerëzit e shtëpisë.

Unë personalisht kisha shtatë vite që nuk flisja me të, edhe me nënën time nuk ka folur fare.

Në fillim Dashamir Xhepa zihej me të gjithë. Që nga vdekja e babait tim në vitin 2006 marrëdhënia ka qenë shumë e tensionuar me të.

Ai e shqetësonte nënën time, ndërsa ka marrë edhe një urdhër mbrojtje pasi vinte në shtëpi dhe zihej me të gjithë, kërkonte para.

Nëna ime ka kërkuar urdhër mbrojtje pasi shkonte e shqetësonte edhe kur unë nuk isha në shtëpi, i shkonte prapa e ruante dhe i kërkonte para. Jam zënë me atë dhe prap pasi kalonte një javë ishte i njëjti muhabet.

Nënën time e çoja vetë në punë pasi ai e shqetësonte gjithë kohës. Donte lekë, nuk e di sa i kërkonte por ai ishte pa punë. Kur e ka vrarë në ditën e ngjarjes i ka marrë 500 euro në çantë, e cila sot e kësaj dite nuk është gjetur.

Atë ditë e kam dërguar në punë në mëngjes nënën time, ndërsa pashë xhaxhain tim që u fsheh pas një makine. Kam lënë nënën tek fabrika e këpucëve ku punonte dhe jam larguar për në Fier pasi kisha vëllain në burg atje.

Jam kthyer nga Fieri në orën 21:00, nuk e gjeta nënën time aty, gjeta vetëm vëllain tim të vogël, Romeon.

E pyeta dhe më tha që nëna ishte kthyer nga puna por kishte dalë dhe kishte ikur poshtë (në Kombinat). Kam pritur zgjuar deri në orën 23:00, isha shumë i lodhur, dhe më ka zënën gjumi.

Në mëngjes erdhi policia te shtëpia, e cila më ka zgjuar. Ata kishin gjetur nënën time të vdekur. Trupin e pajetë e kishin parë fillimisht njerëzit e zonës në një distancë 300-400 metër nga banesa, të cilët kanë thirrur policinë.

Isha te vendi i ngjarjes, ndërsa policia më ka thirrur për të identifikuar trupin. Dashamir Xhepa më ka thënë para shtatë viteve që do më vriste nënën, por unë i thoja që të merrej me mua.

Pas ngjarjes Dashamirin nuk e kam parë fare, ishte zhdukur, nuk ishte në ceremoninë e varrimit. Jam parë për herë të fundit me të në gjykatë. Ai po u dënua me burg shpëton, unë e dua jashtë atë. Dashamir Xhepa më ka vrarë nënën.

Unë nuk e di a ka patur njeri tjetër kur ka ndodhur vrasja dhe nëse e ka parë dikush atë. Ju më kuptoni, unë po dridhem i tëri (i tensionuar).

Atë që ka bërë ai (xhaxhai) e bënë një legen. Legen pasi nuk u mor me mua, por u mor me një femër. Përveç konfliktit të lekëve nuk ka patur shkaqe të tjera për ta vrarë nënën time, nuk është e vërtet që ka patur çështje simpatie apo lidhje sentimentale.”- tha i riu në sallën e gjyqit.

Situata u tensionua dhe acarua në sallën e gjyqit pasi i pandehuri Dashamir Xhepa akuzoi nipin se nuk po thoshte të vërtetën, shkruan faxëeb.

Sipas tij Komisariati nr. 6 i njihte shumë mirë, edhe mua, edhe këta, ndërsa dëshmitari, Marjus Xhepa, i flet me fjalë fyesi. Në seancën e radhën do të jepen konkluzionet përfundimtare. /albeu.com/

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

6 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

6 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

6 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

7 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

7 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

8 hours ago